Pyetje publike për të Ngarkuarën me Punë, Znj. Nancy Vonhorn…….
Nga Adriana Kalaja
Kur pashë pamjet e sotme, të takimit njëri pas tjetrit me Ministrin e Brendshëm RAMAllari, pyeta veten se nuk e di a mbështesin të njëjtin Kanditat për postin e Drejtorit të Përgjthshëm të Policisë së Shtetit si e ngarkuara me punë (me shumë ngarkesa në fakt), Znj. Nancy Vonhorn, ashtu edhe bashkëshorti i Lindës me 4 mbiemra?
Apo po mbështesin të njëjtin model si ai i banditit Ilir Proda?!
Uroj, të kenë rënë dakort në parim me Gysin 😉 se nuk na duhen telashe tani 😉
Ncncncncncncncnc.
Kjo është shkelje e Kushtetitës dhe e ligjit.
Shqipëria ka nevojë të mbështetet nga partnerët strategjikë në rrugën e respektimit të ligjit dhe rikthimit të Shtetit Ligjor të së Drejtës, por jo të imitimit të sjelljeve të shëmtuara si ato të mafiozes Yuri Kim.
Shqipëria ka nevojë të mbështetet Sistemi Gjyqësor në kuptim të pavarësisë dhe zbatimit të ligjit, dhe jo për kinezërira të llojit të Merimangës së Zezë.
Fakti sesi votoi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese për Bel(l)a Mafian, pas takimit me Zonjën me ngarkesa të forta, lë një shije të keqe.
Aq më shumë që, koha më dha të drejtë, në të gjitha akuzat e bëra nga unë ndaj një mafiozeje antishqiptare si Yuri Kim.
Ndërkohë, e çmoj të arsyeshme të sqaroj se unë reagimet dhe denoncimet e mia, nuk i kam patur kundra Amerikës, se unë në gjenezë jam proamerikane, por ndaj sjelljes mafioze të një palo ambasadoreje që pranoi pensionimin përpara hetimit.
Të një ambasadoreje të korruptuar, ku vetë punësimi i saj, në kompaninë me hije dyshimi e lidhje kriminale me tigrat 1 dhe 3 në Vlorë, vërteton akuzat dhe bindjen përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Në bashkëpim madje me Bel(l)a Mafian, që “çuditërisht” kur u mbrojt nga Kuvendi më datë 12 mars dhe ditën kur u rrëzua SPAK, Ambasada më shumë ishte e shqetësuar për punësimin e një punonjëse, ashtu si dikur mafiozja Yuri Kim tek shembej Teatri Kombëtar.
Ndaj, këto pamje (jo vetëm të sotme), më rikthyen dhimbjen dhe trishtimin, sesi mund të turpërohet vendi i lirisë dhe demokracisë dhe vendi i ëndrrës së çdo shqiptari.
Pavarësisht dashurisë time të madhe për Amerikën, unë nuk mund të pranoj që Ambasadorët, njëjtë si monstra që kanë prodhuar vetë, të shkelin Kushtetutën e vendit tim.
Madje me arrogancë të tepruar.
Për mua që kam zgjedhur të jetoj në vendin tim, dhe modestisht të luftoj për Shqipërinë me standarte perëndimore, ndjej dhimbje të madhe, kur shoh sesi në shkelje të Kushtetutës, marin pjesë në mbedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (në vijim KLP), të asaj KLP-je me skandale kriminale, korruptive dhe seksuale së fundmi, tek “zgjidhej” Z. Braho në krye të SPAK (dhe jo vetëm).
Ndaj, për të Nderuarën Znj. Vonhorn, në vijim të pyetjeve të mësipërme, nisur nga fakti i shumë informacioneve që kam përcjell pranë kësaj Ambasade, legjitimohem të ngrej pyetjet se:
1. A nuk është shqetësim për SHBA si mbështetëse kryesore e Reformës në Drejtësi, që banda më e rrezikshme e Durrësit detyron KLP të emërojë në Prokurorinë e Tiranës prokuroren Enkeleda Xhengo, në të njëjtën prokurori ku është edhe i vëllai (me probleme të rënda në të 3 kriteret)?
2. A nuk është shqetësim krimi zgjedhor nga grupet kriminale të lidhur me pushtetin, dhe çfarë adresimesh kanë dhënë lidhur me dosjen 184 ose të Dibrës, të mosfilluar nga Altin Dumani, për të cilën sot ndodhem në Gjykatë të Lartë (meqenëse kam depozituar të gjithë provat)?
3. Po fakti që prokurorja Esmeralda Keshi që mbylli dosjen 184 në Dibër, emërohet me urdhër politik e në shkelje të Kushtetutës. në KLP e më pas në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që bashkëshorti i saj Gentjan Keshi, dalë në përgjime në këtë dosje “emërohet” nga Dukani në BKH?
4. Po skandalet e të gjithë formave të McGonigal, dhe dorëzimit pa kushte të SPAK ndaj kësaj çështje?
5. Po kalimi i vettingut në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të gjyqtares së GJKKO, Irenës me 3 mbiemra, e dënuar penalusht dhe dy herë e dëbuar nga Shteti Grek për t’u përforur si armë kundër PD, Z. Berisha, Opozitës dhe krerëve të saj?
Ka shumë pyetje që më vijnë në mënd mua dhe shumë si puna ime, por unë uroj që ashtu si SHBA, edhe Ambasada e saj këtu në Shqipëri, të bëhet sërish e madhe dhe jo e modelit kur një mafioze ambasadore, i bënte presion heronjve të fëmijëve të saj të munguar, kë të arrestonin e kë të amnistonin
Në pritje të përgjigjeve që mbase nuk do vijnë kurrë, i kujtoj të Nderuarës Znj. Nancy se, unë e dua Amerikën, po më shumë dua Shqipërinë.
Na bëni të besojmë se Amerika i është rikthyer vendit të Lirisë, Demokracisë dhe Vlerave, për të cilën shqiptarët janë internuar, janë dergjur burgjeve apo kanë dhënë jetën, pasi unë këtu do vijoj të luftoj e të kontriboj për vendin tim.
PS: Nuk e di a është marë seriozisht memo e fundit lidhur me një rast kërcënimi me jetë, ku prej 19 shkurtit nuk ka asnjë veprim hetimor si nga Policia ku pritet “emërimi” i rradhës nga Gysi, e po kështu edhe nga Prokuroria e Tiranës? Janë po të njëjtët kërcënues që kanë emëruar me para krimi dhe në bashkëpunim me Altin Dumanin, 28 deputetë rilindas në Kuvend.



