Protestuesit e lënduar në protestë/ Kreu i opozitës, Sali Berisha i viziton te ‘Trauma’

Protestuesit e lënduar në protestë/ Kreu i opozitës, Sali Berisha i viziton te ‘Trauma’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar protestuesit e lënduar të cilët ishin transportuar te Spitali i Traumës.

Gjatë protestës së sotme të opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës, Policia e Shtetit ka ushtruar një dhunë të paprecedentë ndaj qytetarëve paqësorë, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit, por jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, të cilin e sulmuan me ujë dhe gaz lotësjellës, si dhe 2 deputetët e PD-së, Xhelal Mziu dhe Luçiano Boçi, të cilët u goditën me shkopa gome.

Protesta vijoi për rreth 3 orë, ku mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Tiranës.

Share it :