E paprecedentë”, PD: Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni në Bundestag!

 

“E paprecedentë”, PD: Peleshi përjashtoi opozitën nga delegacioni në Bundestag!

Në një reagim për mediat, grupi parlamentar i Partisë Demokratike sqaroi mungesën e opozitës në delegacionin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë në Bundestag.

Në reagim vihet në dukje se kryeparlamentari Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, hoqi qëllimisht dy emrat e përcaktuar nga opozita, që PD të përjashtohej nga përfaqësimi institucional. Dy emrat e përcaktuar nga PD për delegacionin në Bundestag thuhet se ishin Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu.

“Emrat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike u hoqën qëllimisht për ta përjashtuar PD nga përfaqësimi institucional. Fatkeqësisht, ky vendim tregon sa vite dritë larg standardeve demokratike të Bundestagut gjerman është sot drejtimi i maxhorancës parlamentare”, thuhet në reagimin e PD.

“Ne nuk presim standarde europiane nga një Kryetar Kuvendi që nuk vendos dot vetë, por urdhërohet nga ushtarët politikë të Suel Çelës. Po të mos ishte në kërkim ky i fundit, sot mund ta shihnim si pjesë të delegacionit njëpartiak në Bundestag”, vijon reagimi.

Grupi parlamentar i PD bën me dije po zhvillon takimet e saj në Bundestag dhe në Qeverinë Federale Gjermane, në nivelet më të larta, të planifikuara më herët

Share it :