Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Tensionet politike janë rritur pas përjashtimit të përfaqësuesve të opozitës nga një vizitë zyrtare në Gjermani. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, për mungesën e deputetëve demokratë në delegacionin që udhëtoi në Bundestag.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në Facebook lidhur me këtë situatë, duke e cilësuar përjashtimin e deputetëve të opozitës si një akt të papranueshëm.

“Përjashtimi nga delegacioni zyrtar parlamentar i grupit kryesor opozitar të Partisë Demokratike është një akt i turpshëm që tregon qartë mungesën e vullnetit për përfaqësim gjithëpërfshirës të Kuvendit të Shqipërisë, aq më tepër në këto momente të rëndësishme edhe në Gjermani.”

Sipas demokratëve, në përbërje të delegacionit ishin përfaqësues nga Partia Socialiste e Shqipërisë, si Iris Luarasi, Taulant Balla dhe Erion Mala, si dhe nga Partia e Lirisë Edmond Haxhinasto dhe nga Lëvizja Bashkë Redi Muçi, ndërsa deputetët e PD-së nuk u përfshinë.

Ish-presidenti Meta e ka konsideruar përjashtimin e deputetëve demokratë nga delegacioni si “një akt të neveritshëm diversioni”, duke e cilësuar mazhorancën si një forcë që ka zëvendësuar dialogun politik me uzurpimin e institucioneve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :