Berisha: Mali i Zi u votua, për Shqipërinë vendet anëtare të BE-së kanë bërë një seri pyetjesh dhe presin përgjigje

Berisha: Mali i Zi u votua, për Shqipërinë vendet anëtare të BE-së kanë bërë një seri pyetjesh dhe presin përgjigje

Në një konferencë për shtyp, kryetari i PD, Sali Berisha komentoi raportin e fundit të IBAR lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Mali i Zi ka marrë votë pozitive, ndërsa Shqipëria mbetet nën shqyrtim.

Berisha shpjegoi se disa vende anëtare të BE-së kanë ngritur pyetje të shumta serioze që lidhen me imunitetin e Lubi Ballukut, funksionimin e AKSHI-t, gjendjen e mediave dhe luftën kundër krimit dhe çështje të tjera të ndërlidhura me transparencën dhe sundimin e ligjit.

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Moskalimi i raportit të IBAR, ka lidhje me mosvotimin e imuniteti të Ballukut, apo me çështje të tjera. Keni ju informacion?

Sali Berisha: Në fakt nëse i Malit të Zi, u votua dhe u mbyll, siç e keni marrë vesh, i Shqipërisë mbeti në shqyrtim, sepse një seri vendesh ngritën një seri pyetjesh shumë serioze, të lidhura para së gjithash me imunitetin e Lubi Ballukut, AKSHI-n, me mediat, me krimin, dhe një seri problemesh të tjera.

Pra, Mali i Zi u votua, Shqipëria nuk u votua sepse vendet partnere, vendet anëtare të BE-së kanë bërë një seri pyetjesh dhe presin përgjigje.

Share it :