Vasili publikon dokumentin e bordit/ Çmimi i naftës,Rama i lumtur që ai dhe oligarkët e karburanteve pasurohen!
Nga Petrit Vasili
Çmimi naftes eshte kthyer ne ankth te vazhdueshem per qytetaret.
Sapo luftrat shfaqen ne horizontin boteror edhe kur ndikimi ne Shqiperi realisht eshte jo direkt, Rama fillon e flet per krizen, qe po vjen dhe oligarket rrisin me vrap cmimin.
Edi Rama shume i lumtur sepse ai dhe oligarket e karburanteve vetem pasurohen nga kjo situate.
Logjika eshte shume e thjeshte, Rama mbush arken, qe e vjedh me pas me korrupsion, ndersa oligarket mbushin xhepat, kurse shqiptaret rrezikojne edhe buken e femijëve.
Rruga e vetme e ndershme qe ndihmon qytetaret eshte heqja e taksave, qe rendojne cmimin si ne asnje vend tjeter.
Partia e Lirise ka depozituar Projektligjin përkatës për uljen e çmimit të karburantit nëpërmjet pezullimit të taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.
Kjo eshte e vetmja masë e drejtpërdrejte kjo që ky çmim të ulet per qytetaret, ndaj edhe ajo po zbatohet edhe ne disa shtete nga lindja ne perendim.
Edhe ne rastin e luftes ne Ukraine Rama e hodhi poshte Projektligjin e LSI per cmimin e karburantit ne ate kohe.
Rama ngriti atehere Bordin e Trasparences apo vjedhjes per ta thene cope, ku bente pjese vetem qeveria dhe oligarkët që kanë naftën në dorë dhe nuk kishte as për sy e faqe asnjë njeri që përfaqëson qytetarët, konsumatorët apo biznesin.
Bordi i rrezua nga Gjykata Kushtetuese si praktike qeveritare antikushtetuese.
Edhe sot ne kete situate te re Edi Rama nuk i ul taksat e naftes sepse binomi qeveri- oligarke lumturohen dhe e konsiderojne nje mundesi per tu pasuruar, nderkohe qe qytetaret mbeten pa asnje mbrojtje dhe akoma e mē te varferuar.
Ndaj edhe cmimet e karburanteve ne Shqiperi jane shume me te larta se ne Maqedoni, Kosove dhe Mal te Zi.
PERFUNDIM:
➖️➖️➖️➖️➖️
🔴 Ndaj votimi i ligjit te propozuar nga PL per heqjen e Takses se qarkullimit dhe te Karbonit eshte vija e kuqe ndarese midis atyre, qe jane ne krah te binomit qeveri- oligarki dhe atyre qe jane ne krah te qytetareve.
P.S Shikoni perberjen e Bordit te cmimit te naftes me rastin e luftes ne Ukraine ne vitin 2022.




