E meriton pas asaj dite’/ Ora luksoze mijëra euro për Taulantin, kamerat kapin bisedën mes ‘skifterit’ dhe Ballës
Lidhjet e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me persona të përfshirë në grupe kriminale dhe mafioze nuk janë një gjë e re për shqiptarët, por herë pas here dalin prova dhe fakte, se si funksionon kjo simbiozë mes politikanëve socialistë dhe krimit të organizuar.
Një situatë e tillë është kapur nga kamerat në studion e emisionit ‘Opinion’, ku një një bisedë me sms mes Ballës dhe një personi të panjohur, hedh dritë mbi një tjetër hobi të kryesocialistit në grupin parlamentar, atë të orave luksoze, por të padeklaruara dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Këtë denoncim ekskluziv e ka bërë Çim Peka në emisionin e tij Çim Peka Live në SYRI TV, ku ka treguar një foto të kapur në celularin e Ballës, e cila tregon një orë luksoze mijëra euro që një ‘skifter’ ia nis Taulantit, ku ky i fundit e quan të ‘paparë’ dhe personi i panjohur i thotë se ‘e meriton pas asaj dite’.
Biseda në telefonin e Taulant Ballës:
-Taulant Balla: Po pra është e papame
– Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite
– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera
– Personi i panjohur: Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..
– Taulant Balla: Po
Kliko per lajmin she foton




