Ndoja: Seanca plenare e nesërme në kundërshtim me rregulloren, e paligjshme në një Republikë Parlamentare
Deputeti i PD, Arjan Ndoja, ka reaguar lidhur me njoftimin për zhvillimin e seancës plenare të Kuvendit gjatë ditës së nesërm, duke e cilësuar atë në kundërshtim me rregulloren parlamentare.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ndoja thekson se seanca e paralajmëruar nuk respekton nenet 40/1 dhe 44 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, sipas të cilave seancat plenare zhvillohen zakonisht vetëm ditën e enjte.
Sipas deputetit demokrat, përjashtime mund të bëhen vetëm në raste urgjente ose kur paraqiten projektakte me procedurë të përshpejtuar. Ai shton se seancat e zhvilluara të mërkurën, sipas nenit 95 të rregullores, kanë një karakter tjetër dhe zgjasin vetëm një orë, duke u fokusuar te pyetjet e deputetëve drejtuar ministrave dhe kryeministrit.
Image
Reagimi:
Të nderuar miq!
Nesër kemi marrë njoftim për seancë plenare në Kuvend me këtë rend dite si në foto.
Kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit nenet 40/1 dhe 44 të Rregullores së Kuvendit.
Seancat plenare zhvillohen vetëm të enjteve dhe vetëm për çështje urgjente apo kërkesë për projektakt me procedurë të përshpejtuar mund të bëhet përjashtim.
Seanca bëhet të mërkurave sipas nenit 95 të Rregullores dhe zgjat një orë, vetëm në lidhje me pyetjet e deputetëve drejtuar Ministrave dhe Kryeministrit.
Në nenin 44 të rregullores parashikohet se miratimi i provesverbalit të seancës pararendëse bëhet në seancë si pikë e parë e rendit të ditës, kur ka akte e projektligje për miratim, por jo mbledhje e Kuvendit me objekt të vetëm miratimin e provesverbalit të seancës pararendëse dhe njoftime.
Në një Republikë Parlamentare kjo sjelje është e paligjshme dhe e pa papranueshme.
Meqenëse veprimtari Parlamentare në Komisione nuk ka, ne si opozitë jemi të vendosur për aksionin opozitar të protestës së radhës.
Betimi ynë si Deputetë në Kuvend ka qënë respektimi i Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Reagimi:
Të nderuar miq!
Nesër kemi marrë njoftim për seancë plenare në Kuvend me këtë rend dite si në foto.Kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit nenet 40/1 dhe 44 të Rregullores së Kuvendit.
Seancat plenare zhvillohen vetëm të enjteve dhe vetëm për çështje urgjente apo kërkesë për projektakt me procedurë të përshpejtuar mund të bëhet përjashtim.Seanca bëhet të mërkurave sipas nenit 95 të Rregullores dhe zgjat një orë, vetëm në lidhje me pyetjet e deputetëve drejtuar Ministrave dhe Kryeministrit.
Në nenin 44 të rregullores parashikohet se miratimi i provesverbalit të seancës pararendëse bëhet në seancë si pikë e parë e rendit të ditës, kur ka akte e projektligje për miratim, por jo mbledhje e Kuvendit me objekt të vetëm miratimin e provesverbalit të seancës pararendëse dhe njoftime.Në një Republikë Parlamentare kjo sjelje është e paligjshme dhe e pa papranueshme.
Meqenëse veprimtari Parlamentare në Komisione nuk ka, ne si opozitë jemi të vendosur për aksionin opozitar të protestës së radhës.
Betimi ynë si Deputetë në Kuvend ka qënë respektimi i Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.




