Veliaj si majmuni Punch, Belinda si hirushja e PS

Veliaj si majmuni Punch, Belinda si hirushja e PS

Nga Armand Shkullaku

Lali me Teodoreskun dhe Bela me armatën e Rilindjes në këmbë, janë fotografia më epike për të ilustruar hallin e Edi Ramës dhe organizatës që ai drejton

Në të njëjtën kohë që avokatja Teodoresku komentonte e vetmuar vendimin e Apelit të Posaçëm, që la përsëri në burg Erion Veliajn, kryeminstri Rama njoftoi se ushtria e tij e deputetëve do të mblidhet këtë të enjte për të vendosur për Belinda Ballukun. Nëse veprimtaria e Velisë si kryetar bashkie do të ishte e panjohur, fati i tij do t’i shëmbëllente atij të majmunit Punch, i braktisur nga nëna- parti.

Lali me Teodoreskun dhe Bela me armatën e Rilindjes në këmbë, janë fotografia më epike për të ilustruar hallin e Edi Ramës dhe organizatës që ai drejton. Kontrasti i thellë mes braktisjes së kryetarit të Bashkisë dhe mbrojtjes deri në vetmohim të numrit dy të qeverisë, si nga partia ashtu edhe nga mediat e partisë, dëshmon për filozofinë mafioze me të cilën vepron pushteti i Rilindjes. Nëse kapesh apo akuzohesh se ke vjedhur për vete, pra nuk e implikon direkt organizatën, fati yt vuloset në momentin që bie. Nëse kapesh apo akuzohesh se je duke vjedhur për organizatën dhe boss-in e saj, atëherë paniku se me të kapurin bie dhe vetë organizata, e detyron këtë të fundit të rreshtohet në betejë. Rasti i parë është Veliaj. I dyti është Belinda. Për të parin, “arsenali” i veglave të Rilindjes ishte sulmi ndaj një prokurori të vetëm. Për të dytën, po shkohet në koflikt të hapur me BE dhe SHBA që kanë shpallur mbështetjen pa kushte ndaj SPAK.

Në rastin e Velisë, teatri rilindas kundër SPAK-ut zgjati vetëm dy- tri ditë. Në aktin e parë, kryeministri u shfaq i zemëruar me prokurorët specialë, madje i kërcënoi ata me ndërhyrje ligjore pas zgjedhjeve parlamentare. Në aktin e dytë, si zakonisht, idiotët e padobishëm të organizatës, që marrin menjëherë në gojën e tyre çdo mesazh që lëshon Rama, nxituan t’i dalin në krah kryetarit të burgosur të Bashkisë, madje të organizojnë edhe protesta në dyert e SPAK. Akt të tretë nuk pati.

Teatri ia la vendin realitetit. Kreu i organizatës mori personalisht në duar frenat e bashkisë së Tiranës. Besnikët e lalit u eleminuan një nga një. Nënkryetaren e vendosi Rama duke detyruar Velinë të griste shkresën ku kishte guxuar të emëronte dikë tjetër. Idiotët e padobishëm rreshtën mbrojtjen ndaj ish padronit të vogël dhe, nën urdhërin publik të padronit të madh, e shkarkuan kryetarin e burgosur dhe shpallën zgjedhjet në Tiranë.

“Ka qenë fyerja më e rëndë që më është bërë ndonjëherë, sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi që më njohin më mirë se kushdo tjetër. Zot fali se nuk dinë ç’kanë bërë”, deklaroi Veliaj në kundërshtimin që i bëri shkarkimit në Kushtetuese. Mirëpo, ata bashkëpunëtorë, të rritur e formuar me tiparin kryesor të vetë Erion Velisë, mungesën e shtyllës kurrizore, nxituan të lëpijnë edhe më fort dorën e zgjatur të kryetarit të madh. Në një hark kohor të pabesueshëm, pushteti i Erion Velisë u shkri si bora në diell. “Shokët e idealit” u bënë ministra, deputetë e drejtorë, duke qepur gojën e duke përfituar kockën e radhës. Në Partinë Socialiste, për Erionë Velinë nuk flitet më. Edhe më përverse ishte mbrojtja që gjoja po i japin Lalit të dikurshëm disa media pro qeveritare që, ndryshe nga bashkëpunëtorët politikë, duan të dëshmojnë një farë morali ndaj atij që deri dje i ka paguar me para publike si platforma të propagandës. Perverse sepse goditjen ndaj Erion Velisë, ato e paraqitën si hakmarrje të një prokurori dhe

Në rastin e Belinda Ballukut, Edi Rama është bërë mburojë e gjallë, mbi trupin e të cilit duhet të kalojë SPAK për t’i vënë asaj prangat. Kreu i organizatës po tregohet i gatshëm të ndjekë një kurs përplasje me Brukselin, vetëm për të mos lëshuar zëvendësen e tij. Idiotët e padobishëm që deri dje brohorisnin në kor për suksesin e reformës në drejtësi dhe përbetoheshin se i hapnin rrugë çdo kërkese të SPAK, tani thonë se janë penduar edhe për imunitetin që i hoqën Sali Berishës. Të kapur pas belit të holluar të Belës, ata janë shndërruar në lolo që fytyrën e tyre e kanë vënë si rreckë për të mbuluar mega vjedhjet me teorinë e ndërhyrjes së drejtësisë në kompetencat e ekzekutivit.

Këtë nuk e bënë për Erion Velinë. Nuk e bëri partia, por nuk e bënë as mediat e partisë. Për Lalin u kryqëzua një prokuror i vetëm, Ols Dado, i cili për hir të së vërtetës, për atë akuzë që mori përsipër të provonte, shestoi një nga dosjet më të mira që SPAK ka prodhuar deri më sot. Ndërsa për Belën, po të njëjtat media, nuk godasin një prokuror të caktuar por gjithë sistemin e drejtësisë. Nuk ka më hakmarrje prokurorësh, por republikë prokurorësh. Grusht shteti, uzurpim kompetencash, përndjekje e paraburgosje, drejtësi e dalë shinash e mbi të cilën duhet vënë dorë. Sepse sa kohë drejtësia nuk prek atë që është në krye, hajdutët e kapur nuk kanë rëndësi, qofshin ata edhe bashkëpunëtorët më të afërt. Por nëse ajo rrezikon pushtetin e kreut të organizatës, hajduti nuk lëshohet sepse mund të të marrë me vete.

Dhe në këtë degjenerim ligjor e moral, shkëlqejnë gjithnjë ata që deri dje të vinin duart në fyt në emër të drejtësisë së re, ndërsa tani bërtasin se drejtësia e re po i merr frymën republikës. Lali dhe Bela janë lakmuesi më i mirë i hipokrizisë dhe degradimit që ka prodhuar një pushtet kleptokrat. Njëri, i mbetur si jetim, gjoja viktimë e një prokurori. Tjetra, me një ushtri pas vetes, gjoja viktimë e republikës së prokurorëve. Në thelb janë viktima të vetë organizatës ku kanë aderuar dhe fati i tyre shkruhet sipas hallit të Edi Ramës. ©lapsi.al

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news