‘Mesazhi i protestës është i qartë’/ Berisha: Të gjitha rrugët çojnë te Edi Rama, Balluku është vetëm vegël
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video përmbledhëse nga konferenca e sotme për mediat.
Në pamjet e publikuara, Berisha vë theksin te mesazhi i protestës së opozitës, duke theksuar se vëmendja e demokratëve nuk është e përqendruar te Belinda Balluku, por te kryeministri Edi Rama.
Demokratët nuk po flasin për Ballukun, po flasin vetëm për Edi Ramën. Mesazhi i demokratëve dhe protesta është i qartë: Edi Rama dhe vetëm Edi Rama,” shprehet Berisha gjatë konferencës.
Ai ka nënvizuar gjithashtu se rasti i Ballukut lidhet me raportin me drejtësinë, duke paralajmëruar se bllokimi i këtij raporti cenon drejtpërdrejt funksionimin e Kushtetutës.
Postimi i liderit të opozitës është shoqëruar me mbishkrimin:
“Të gjitha rrugët çojnë te një emër: Edi Rama. Balluku është vegla. Kryetari i organizatës kriminale është Ramaduro.”






