Shembja e aksit tek ‘Arrat e Gurrës’, efekti zinxhir që po godet ekonominë kombëtare për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë

Shembja e aksit tek ‘Arrat e Gurrës’, efekti zinxhir që po godet ekonominë kombëtare për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë

Korrupsioni sistemik, paaftësia dhe mungesa e përgjegjësisë në drejtimin e vendit po e rëndojnë çdo ditë e më shumë ekonominë. Por përtej faturave dhe shifrave, ka edhe një kosto tjetër, më të heshtur: ankthin, pasigurinë dhe stresin që përjetojnë qytetarët.

Shembja e aksit rrugor te “Arrat e Gurres” në segmentin Librazhd–Prrenjas nuk është thjesht një problem lokal infrastrukture. Sipas dëshmive të tregtarëve dhe transportuesve, pasojat kanë kaluar kufijtë e zonës dhe po ndihen në disa qarqe, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë kombëtare

Rritja e menjëhershme e kostove të transportit

Bllokimi i plotë i këtij aksi, që lidh Juglindjen me pjesën tjetër të vendit, ka sjellë menjëherë rritje të kostove.

Devijimi i qarkullimit përmes Përmet, Tepelenë dhe Sarandë ka zgjatur ndjeshëm distancën dhe kohën e furnizimit:

Nga 3 orë në mbi 5 orë për furgonët, dhe shumë më tepër për kamionët me tonazh të rëndë. Kjo gjë u ka sjellë atyre rritje të ndjeshme të konsumit të karburantit dhe dëmtime të mjeteve për shkak të gjendjes së keqe të segmenteve alternative (sidomos në Lozhan).

Në praktikë, kjo do të thotë:

Kosto më të lartë për njësi malli gjë që ka çuar edhe në rritje të shpenzimeve operative dhe ulje të marzhit të fitimit.

Transporti është një nga hallkat bazë të ekonomisë. Kur rritet kjo kosto, efekti përhapet në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Kjo çon në rritje çmimesh që do ta paguajë drejtpërdrejt qytetari. Tregtarët në Korçë e kanë deklaruar se janë detyruar të rrisin marzhet minimale për të përballuar shpenzimet e shtuara.

Kjo do të çojë më pas në rritje të çmimeve të produkteve të konsumit, ulje të fuqisë blerëse të qytetarëve, tkurrje të konsumit.

Nëse kjo situatë zgjat:

Mund të krijohet presion inflacionist rajonal. Efekti zinxhir mund të shtrihet në të gjithë juglindjen dhe të rrezikojë pezullim biznesesh dhe rritje papunësie

Paralajmërimet për pezullim aktiviteti nga disa tregtarë nuk janë thjesht deklarata – janë sinjal alarmi.

Nëse ndodh: Punëtorët mbeten pa të ardhura, do të ulet qarkullimi i kapitalit në treg dhe rritet ekonomia informale për të shmangur detyrimet zyrtare.

Çdo ndërprerje në sektorin e tregtisë me shumicë reflektohet menjëherë edhe në tregtinë me pakicë, duke krijuar efekt shumëfishues negativ.

Goditje për eksport-importin dhe tranzitin ndërkombëtar

Situata në pikat kufitare të Qafë Thanë dhe Kapshticë tregon se problemi ka kaluar përmasat lokale:

Dhjetëra kamionë të bllokuar për disa ditë. Devijim i detyruar përmes Maqedonia e Veriut apo Kosovës. Kjo gjë i çon ata në rritje të kohës së transitit po ashtu edhe rritje e kostove të logjistikës ndërkombëtare.

Kjo situatë cenon:

Besueshmërinë e korridoreve shqiptare të tranzitit, veçanërisht kur flitet për Korridori VIII. Marrëdhëniet tregtare me partnerët rajonalë dëmtohen rëndë dhe Shqipëria humbet peshën si nyje lidhëse mes porteve dhe vendeve të Ballkanit.

Nëse kompanitë ndërkombëtare e konsiderojnë këtë korridor të pasigurt, ato do të zgjedhin alternativa të tjera, duke reduktuar të ardhurat nga tranziti.

Kështu do të krijohet një klimë pasigurie dhe goditje për investimet. Përtej kostove të menjëhershme, pasojat afatgjata mund të jenë edhe më të rënda sepse:

Do ulet besimi i biznesit tek infrastruktura. Kjo gjë e bën fakt se mungesa profesionalizmi në menaxhimin e këtij shteti është katastrofale dhe askush nuk do të riskojë të investojë në zonë me rrezikshmëri e pasiguri të tillë. Investitorët kërkojnë stabilitet dhe siguri logjistike. Një aks i shembur që paralizon një rajon të tërë jep një mesazh negativ për klimën e investimeve.

Kosto sociale dhe humane

Kamionistët e bllokuar për ditë të tëra po përballen me mungesë ushqimi dhe uji. Shpenzime shtesë për karburant, pa llogaritur stresin psikologjik dhe
humbjen e kohës që përkthehet në humbje të drejtpërdrejta financiare. Në transport, koha është para. Çdo orë pritjeje është një faturë që shtohet.

Pse korrupsioni dhe paaftësia, në rastin konkret shembja e rrugës nacionale të “Arrat e Gurrës” ka një ndikim katastrofal në shumë dimensione?

Shembja e aksit në “Arrat e Gurres” nuk përfaqëson vetëm korrupsion, papërgjegjshmëri administrative, paaftësi teknike, dështim në mirëmbajtje, pasi këto tashmë janë evidente që kur Shqipëra është marrë në dorë nga Rilidja me Edi Ramën në krye.

Po ajo ka prodhuar pasoja katastrofale për shqiptarët, qofshin këta të majtë, të djathtë apo të paparti. Janë rritur çmimet, është dëmtuar i gjithë zinxhiri i furnizimit të Juglindjes dhe anasjelltas. Bizneset minimalisht rrezikojnë pezullime, në mos shkofshin në faliment një pjesë e tyre. Tregëtia ndërkombëtare ka marrë një goditje të rëndë dhe është ulur besimi ekonomik në nivelet më ulta.

Kur një nyje strategjike infrastrukturore bie, pasojat nuk mbeten të izoluara. Ato përhapen në të gjithë sistemin ekonomik. Dhe sa më gjatë të zgjasë kjo situatë, aq më e rëndë dhe më e vështirë për t’u rikuperuar do të jetë kostoja për ekonominë.

Në thelb, kjo nuk është thjesht një krizë e një segmenti rrugor — është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj funksionimit normal të tregut.

Share it :