Shqipëria në kaos fiskal, Ilir Binaj delegon kompetencat dhe ikën në SHBA për të festuar ditëlindjen
Deputeti demokrat Flamur Noka ka publikuar në rrjetet sociale një dokument që, tregon se Drejtori i Përgjithshëm i Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ilir Binaj, ka deleguar kompetencat pasi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara.
Në postimin e tij, Noka shkruan se Binaj ka shkuar në SHBA për të festuar 50-vjetorin e lindjes, duke e shtuar se ky është si një tjetër shembull i “luksit socialist”.
Ai e mbyll postimin me tone ironike, duke uruar “një gëzuar për socialistët” dhe duke shtuar: “T’ju rrojë drejtori”.
Postimi i Nokës
Është luks të jetosh si “socialist”.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, delegon kompetencat se do shkojë në Amerikë të festojë ditëlindjen.
Nuk është hera e parë që #rilindja i ngre në qiell këta fiasko, duke iu mbathur lavde si “gjeni” e “reformator”. I tillë është edhe rasti i “reformatorit” Binaj, që në atë detyrë e kanë sjell interesa private. Një socialist kapitalist si Binaj, ish auditues, emërimi i të cilit shkakton konflikt interesi për shkak të bizneseve të familjes së tij, jeton luksin që i jep statusi “drejtor socialist






