Ilir Meta: Tashme Ligje me porosi mbi Reformën në Drejtësi

Ilir Meta: Tashme Ligje me porosi mbi Reformën në Drejtësi

Edi Rama paralajmëroi se do ndërmarrë nisma ligjore për të mbrojtur kabinetin e tij qeveritar dhe Presidentin Bajram Begaj ndaj masave të pezullimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme, kjo si një kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut.

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia ku shprehet se më herët kanë bërë ndërhyrje dhe ligje me porosi për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

Meta thekson se tashmë “po dëgjon për ligje me porosi për vetë Reformën në Drejtësi”, dhe se kanë për qëllim rrezikun potencial të pezullimit të Presidentit, por kjo sipas Metës është e pavërtetë.

Më tej, Meta ironizon duke thënë se Rama duhet të “lexojë Kushtetutën se u bë gazi i botës”, ndërsa sqaron se Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetë-pezullojë veten.

Reagimi i plotë:

Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me porosi, të miratuara në shkelje të Kushtetutës, për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me Edi Ramën.

Jo vetëm, që i kemi denoncuar publikisht këto akte, por i kemi kallëzuar edhe në SPAK.

Por tani dëgjojmë se do të ketë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi, ku “meraku” kryesor qenka rreziku potencial i pezullimit të Presidentit të Republikës.

I thoni të lexojë , se u bë gazi i botës.

Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetëpezullojë veten.

Share it :