Berisha: Më 20 shkurt shqiptarët do të mblidhen për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka lajmëruar nga selia e PD se në datën 20 shkurt, shqiptarët do të mblidhen për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton.
Berisha: Shqiptarët panë dhe bota pa, se si kryehajduti i kombit për të mbrojtur plaçkën e tij dhe të Lubi Ballukut është i gatshëm të ta shkëpusë Shqipërinë nga Bashkimi Europian.
Por dhe ne jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë që ti japim atë që meritojnë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Në datën 20 shkurt është dita jonë, është dita e fitore, nderim të gjithë protestuesve.
Fitore!






