Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës, ul me 5% sipërfaqen e ndërtimit për shtetin

Korporata ndryshon kriteret për Kullën 40 kate të Kadastrës, ul me 5% sipërfaqen e ndërtimit për shtetin

Pas një serie dështimesh të njëpasnjëshme, plot pesë herë, thirrjet për zhvillimin e Kullës së Kadastres (Lift Tower) kanë hyrë në një fazë të re: për herë të parë, Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar kriteret bazë të garës, duke ulur pjesën e saj takuese në sipërfaqen e ndërtimit nga 45% në 40%. Lëvizja vjen në përpjekje për ta bërë projektin më “tërheqës” për privatët, pas disa rihapjeve pa sukses.

Ekofin.al raportoi të hënën për rihapjen për herë të gjashtë të thirrjes për kullën 40-katëshe që parashikohet të ndërtohet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Por një analizë e hollësishme e dokumenteve të konkurrimit tregon se ndryshimi i kritereve shkon përtej një rregullimi teknik: ai përkthehet në lëshim konkret të interesit publik në favor të zhvilluesit privat.

Çfarë ka ndryshuar në thelb

Në dokumentet e mëparshme, të konsultuara nga Ekofin.al, kriteri bazë i vlerësimit ishte 45% e sipërfaqes për Korporatën, mbi të cilin konkurronin ofertat. Në thirrjen e re, pragu minimal zbret në 40%, ndërsa fituese shpallet oferta që ofron përqindjen më të lartë mbi këtë bazë. Praktikisht, Korporata pranon 5% më pak sipërfaqe ndërtimi në një objekt me volum të konsiderueshëm – një kulle 40 kate – vetëm që gara të mos dështojë sërish.

Ky është një precedent i ri për thirrje të kësaj natyre. Në terma ekonomikë, 5% e një zhvillimi të tillë përkthehet në dhjetëra mijëra metra katrorë potencialisht të humbur për interesin publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për një zonë urbane me vlerë të lartë.

Një favor për privatët, një kosto për publikun

Argumenti i “joshjes së investitorëve” mund të duket pragmatik në afat të shkurtër, por në thelb ai transferon vlerë nga publiku te privati. Në një projekt si Kulla e Kadastrës, që synon të strehojë funksione publike dhe të shërbejë si referencë urbane, ulja e përqindjes publike ngre pikëpyetje serioze mbi balancën mes interesit shtetëror dhe atij privat.

Nëse një garë shpëtohet duke ulur standardin publik, rreziku është i qartë: precedenti. Nesër, çdo projekt i vështirë mund të “zgjidhet” me të njëjtën formulë, duke gërryer gradualisht interesin publik në zhvillimet strategjike urbane.

Çfarë sinjalizon kjo për tregun

Për tregun, sinjali është i dyfishtë: nga njëra anë, Korporata tregon fleksibilitet për të mbyllur një proces të stërzgjatur; nga ana tjetër, pranon publikisht se kriteret e mëparshme nuk funksionuan. Pyetja që mbetet është nëse ulja nga 45% në 40% do të mjaftojë për të sjellë ofertat dhe për ta mbyllur këtë herë procesin apo do të shohim sërish një raund tjetër rihapjeje me lëshime të tjera.

ekofin.al

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.