Dosja e Irena Gjokës në ambasadën e ShBA’/ Kalaja: Ka prova të rënda inkriminuese që lidhen me këtë gjyqtare
Skandali me dosjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka Shpata Maneku, ka marrë një dimension të ri pas depozitimit me prova të rënda inkriminuese në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nga avokatja Adriana Kalaja.
E ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, Kalaja theksoi se ‘ky zhvillim pason mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, një vendim për të cilin pala kallëzuese u njoftua vetëm përmes medias’.
Sipas Kalasë, në qendër të dosjes nuk qëndrojnë fakte të reja, por prova që cilësohen si komprometuese dhe që lidhen me të kaluarën e gjyqtares.
Gjithashtu avokatja Kalaja shprehet se ‘në kontrast të thellë me këto akuza, vetë gjyqtarja ka mohuar vazhdimisht të ketë pasur probleme me ligjin. Ajo ka pretenduar se nuk është ndaluar apo dëbuar kurrë nga autoritetet greke dhe se ndaj saj nuk është dhënë asnjëherë një vendim penal. Megjithatë, konfirmohet se institucionet shqiptare, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Ministrinë e Drejtësisë dhe SPAK, kanë qenë në dijeni të autenticitetit të vendimit penal që në muajin korrik’.
Kalaja ka kritikuar ashpër procesin hetimor për zvarritje, duke tejkaluar afatet ligjore për një periudhë gati 30-mujore. Përtej vonesave, janë ngritur akuza edhe më të rënda për “devijim të qëllimshëm të hetimit”.
Intervista në studio:
Ferko: Një ndër to është çështja e gjyqtares Irena Gjoka Shpata Maneku. Ju e kishit paralajmëruar në fakt, mua më kujtohet shumë mirë në një nga intervistat që kemi pasur, që keni thënë që dosja e saj do të shkojë dhe në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje dhe përtej saj. Tashmë e keni depozituar apo jo këtë dosje në ambasadën amerikane? Ka aty fakte të reja? Ka aty element pse tek e fundit? Pse? Pse do të doja të dija fillimisht?
Kalaja: Jo vetëm ka fakte të reja, po ka prova të rënda inkriminuese që lidhen me këtë gjyqtare dhe shqetësimi im, po besoj i gjithë njerëzve brenda apo jashtë Partisë Demokratike, avokatëve të ndryshëm, prokurorëve të ndryshëm, gjyqtarëve të tjerë, ata që respektojnë shtetin ligjor të së drejtës, nuk e kanë problemin me Irenën me tre mbiemra, por me figurën dhe fenomenin që përfaqëson Irena me tre mbiemra. Pra, ne jemi sot në momentin kur edhe Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet lidhur me kërkesën që kishim bërë në raport me pastërtinë e figurës së kësaj gjyqtareje, ku në mënyrë konkrete ne kishim kërkuar hetimin në lidhje me një dënim penal, hetimin në lidhje me dy ekspulse të dhëna në shtetin grek. Hetimin në në lidhje me mënyrën se si lindi në shtetin italian djalin, ndërkohë që ishte me një dënim 10 vjeçar të ndalimit të hyrjes në vendet Schengen. Po. Megjithëse ky hetim zgjati jashtë mase, pra përtej gjithë afateve që parashikonte ligji, ka filluar në prill të 2024-ës dhe siç u bë publike nga media, fatkeqësisht në fakt, unë si iniciatore e asaj pune nuk jam vënë në dijeni nga Prokuroria e Përgjithshme, rezultoi se përpos dokumentit të ardhur në shtator të 2025-ës, vërtetohej fakti i autenticitetit të vendimit, pra. Ne e kemi trajtuar në pod. E kemi trajtuar disa herë dhe ballë përballë me këtë, ne kemi marrë të gjithë përgjigje refuzuese nga gjyqtarja me tre mbiemra, pra që pretendonte që nuk ishte ndaluar kurrë në kufi, që nuk kishte marrë kurrë ekspulse apo dëbim dhe mbi të gjitha ndaj saj nuk ishte dhënë asnjëherë vendim penal nga shteti grek. Madje refuzimi për deklarim ë që përbën vepër penale më vete. Pra, ne sot nuk ngremë pretendimin sepse shumë shqiptarë mund të kenë patur probleme me vizat, me ndalimin, por ligji për organizimin dhe funksionimin e strukturës së posaçme, pra është ligji 95 i vitit 2016, por dhe ligji 96 për statusin e magjistratëve, e parashikojnë në mënyrë eksplicite që nëse një gjyqtar, një magjistrat ka një dënim penal, nuk mund të jetë pjesë e sistemit. Ndërkohë që ne kemi paraqitur në mënyrë vijuese provat se si në 2003-shin, po e lidh me me argumentat që ka dhënë që ne në fakt i kemi parë nga media, sepse fatkeqësisht, unë e kam ngritur dhe si shqetësim, në kërkesën e nëntë që kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme, sepse ne nuk jemi njohur me relacionin. Pra, çfarë ka konstatuar Prokuroria e Përgjithshme, përveçse thotë që vendimi penal është autentik. Pra, ne këtë e dinim, e dinim në shtator, ndërkohë që këtë vendim autentik e dinte qysh në korrik Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ-ja, Ministria e Drejtësisë dhe SPAK-u. Po që ishte ai skandali që e kemi diskutuar se kush zvarriti, kush fshehu, kush bëri sikur nuk ka marrë vesh. Dhe jo vetëm u zvarritën. Pra në gati 30 muaj, por ka ndodhur dhe një gjë e rëndë për të cilën unë kam depozituar dhe kallëzim penal, që është devijuar marrja e informacionit. Në këtë studio e kemi theksuar bashkë, se si ish-ministri i drejtësisë Ulsi Manja në vend që të kërkonte informacionin në gjykatat greke, pasi ne i kishim çuar gjithë dokumentacionin e duhur, e kërkonte këtë informacion në gjykatat e Athinës. Ndërkohë që të gjithë institucionet në maksimalen tonë, janë vënë në dijeni të gjithë provave dhe fakteve penale.






