Foltorja”/ Qytetari: Këtu mbrapa meje është kështjella e hajnisë, kështjella e turpit!

“Foltorja”/ Qytetari: Këtu mbrapa meje është kështjella e hajnisë, kështjella e turpit!

Qytetari Vladimir Dobrolishti, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e opozitës përpara Kryeministrisë, ka akuzuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin për korrupsion, represion dhe përdorim të dhunës ndaj qytetarëve protestues.

Duke iu referuar protestës së 24 janarit, Dobrolishti tha se ajo e përmbushi misionin e saj pavarësisht dhunës së ushtruar nga strukturat shtetërore, ndërsa paralajmëroi se përballja qytetare nuk do të ndalet, por do të vijojë me protesta të tjera, të cilat, sipas tij, do të shpalosin guximin dhe vendosmërinë e qytetarëve kundër pushtetit aktual.

Vladimir Dobrolishti: Këtu mbrapa meje është kështjella e hajnisë, kështjella e turpit. Dhe përfaqësuesi i kësaj ose lideri i kësaj godine sot derdh lot në murin e lotëve të Izraelit që i vjen keq për popullin e tij, prandaj është atje.

Ka takuar liderin e Izraelit se është i ngjashëm me të. Ky është i ngjashëm me gjithë diktatorët e botës dhe nuk besoj se i vjen keq se ç’ka lënë këtu. Ky ka porositur me datën 24 policinë e partisë, se polici shteti ka kohë që nuk kemi dhe i tha të përdorni gjithë mjetet e mundshme vetëm ta shtrojmë këtë popull. Këtë popull që ai e ka konsideruar dele, por popull që do t’i vërë lakun në fyt atij dhe zagarëve të tij.

Unë mendoj që protesta e 24 janarit i arriti objektivit të saj. Pavarësisht dhunës të ushtruar nga pushteti. Ne ishim koshientë që ata do t’i përdornin të gjitha mjetet e mundshme. Dhe nuk ishte rastësi fakti i përdorimit të gazit të skaduar. Jo, jo, ai ishte qëllim në vete. Të na dëmtonin sa më shumë të ishte e mundur. Dhe ata bëjnë fjalë jo për të dëmtuar të popullit, por të dëmtuar policë të partisë.

Se sa u dëmtuan këtu nga populli e dinë ata që e vuajtën dhe gjykoj që do kemi rastin, do kemi rastin ta shprehim përsëri 24 janarin. 24 janari nuk është vetëm. Ne kemi përpara 24 janar të tjerë në të cilët do shpalosim guximin, vendosmërinë dhe aspiratën tonë.

Share it :