REFORMË “SOCIALISTE”, NË MBRETËRINË E BASHKUAR

REFORMË SOCIALISTE”, NË MBRETËRINË E BASHKUAR

Nga Brikena Bogdo

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një nga reformat më radikale në historinë e saj të kohëve të fundit: Aktin e të Drejtave të Qiramarrësve të vitit 2025, një ligj që jo thjesht modifikon disa aspekte të marrëdhënies pronar qiramarrës , por e modifikon atë plotësisht. Heqja e kontratave me afat të caktuar, futja e qirave të detyrueshme “periodike”, fundi i dëbimeve pa faj, mundësia që qiramarrësit të kundërshtojnë çdo rritje të qirasë në gjykatë, një regjistër kombëtar të pronarëve dhe pronave, e transformojnë qiranë private, në një marrëdhënie potencialisht të pacaktuar dhe të kontrolluar, në mënyrë të ngurtë, nga shteti. Është një ndryshim paradigme që u jep qiramarrësve një zotërim potencialisht të pakufizuar, ndërsa e redukton pronën në një aset që mund të përdoret, vetëm brenda kufijve të përcaktuar nga autoriteti publik.

Thelbi i masës është heqja e kontratave me afat të caktuar. Përpara reformës, ishte e mundur, të bihej dakord për kontrata qiraje gjashtë, dymbëdhjetë ose njëzet e katër mujore, me një datë skadimi specifike; tani ky opcion zhduket tërësisht. Kontrata e qirasë bëhet një marrëdhënie e hapur, e rinovuar muaj, pas muaji, të cilën pronari mund ta ndërpresë vetëm për arsye bindëse dhe pas një procesi, gjithnjë e më të vështirë provash. Ajo që, për shekuj me radhë, e ka përcaktuar kontratën – fillimi dhe fundi – eliminohet, zëvendësohet nga një kufizim që mund të ndërpritet. vetëm me autorizimin e autoriteteve publike. Në praktikë, sistemi duket se i jep përparësi stabilitetit të qiramarrësit, mbi sigurinë ligjore dhe përmbys vetë logjikën e marrëveshjes vullnetare, duke transformuar një marrëdhënie të lire, në një kufizim të përcaktuar nga autoritetet shtetërore.

Kjo reformë nuk është diçka e re dhe e pa provuar, apo e pa eksperimentuar. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëShqipëri, regjimi me flamurin e drejtësisë dhe barazisë sociale, detyroi pronarët e shtëpive të mëdha, të fusnin qeraxhinj, burim shkatërrimi për pronarët dhe pronat e tyre. Prona private ishtetargeti kryesor, për realizimin e shtetëzimit, në çdo qelizë tëshoqërisë. Të gjitha ndërtesat ishin shtetërore dhe banorët ipaguanin qera vetëm shtetit, duke zhdukur marrëdhënien e lirëprivate qiramarrës-qiradhënës. Ato pak shtepi që mbetën private, pronarët nuk kishin të drejtë t’i përdornin për marrëdhënie kontraktuale qiramarrësqiradhënës.  

se arrin ta kaloje kjo reformë Britani e Madhe, edhe nësenat, ky është një alarm për demokracinë dhe lirinë njerëzore, që po rrëshqet në skllavërinë komuniste, sërish.

Paketa e re rregullatore në Britaninë e Madhe e bën çdo rritje të qirasë të kontestueshme: qiramarrësit mund t’i drejtohen gjykatës me kërkesë për të rishikuar çmimin, edhe kur rregullimi motivohet nga kostot aktuale, rinovimet, ose dinamikat e thjeshta të tregut. Kështu, gjyqtari bëhet arbitri i përhershëm i vlerës së një prone private. Në të njëjtën kohë, praktikat tradicionale, të tilla si konkurrenca midis qiramarrësve potencialë, janë të ndaluara, pagesat paraprake janë të kufizuara dhe aktivitetet e pronarëve shtrëngohen, përmes standardeve më të rrepta të mirëmbajtjes. Edhe vendimi për të lejuar, ose refuzuar një kafshë shtëpiake, nuk është më i lirë dhe duhet të justifikohet, sipas afateve kohore dhe procedurave të përcaktuara me ligj.

Regjistri kombëtar i detyrueshëm, i cili liston pronarët dhe pronat, plotëson këtë kuadër. Ai paraqitet si një masë transparence, por në realitet është disiplinor në natyrë, sikur vetë pronësia të krijonte një rrezik që duhet të kontrollohej. Ky ështënjë sulm i drejtpërdrejtë kundër pronës, drejt një shtetëzimi potencial, absolut.

Pasojat e një sistemi të tillë janë të paparashikueshme. Mungesa e një afati të caktuar dhe mundësia efektive e rimarrjes së pronës e bën investimin të brishtë dhe dekurajon ata që investojnë capital, në një sektor tashmë të ekspozuar. Mundësia që çdo rregullim i qirasë, të shndërrohet në një mosmarrëveshje ligjore, zvogëlon nxitjen për të ofruar strehim shtesë, sepse rrit kostot e mundshme dhe zgjat periudhën e kthimit të investimit. Kjo reformë zvogëlon ofertën, rrit çmimet dhe përkeqëson cilësinë e stokut të banesave.

Politikat që zvogëlojnë stimujt e mirëmbajtjes dhe rinovimit,përshpejtojnë vjetërimin e aseteve, sepse askush nuk investon në një aset, qëndrueshmërinë, rentabilitetin dhe fatin e të cilit nuk e kontrollon askush. Shteti është koncept fiktiv, ireal, në një treg real privat, është kontrolli absolut, në një liri tregu tëdomosdoshme.

Kjo është një reforme ekstremisht e majtë, e huazur nga komunizmi dhe e riimplementuar në kushtet e një globalizmi, tëdetyruar nga axhenda e majtë, ku një nga pikat kryesore të saj është nxitja e emigracionit. Në këtë kuadër, axhenda e majtësynon të mbrojë qiramarrësin, i cili në masën më të madhe, do tëjetë emigranti potencial. Pra, krijon kushtet për realizimin e axhendësglobalizmit botëror, duke zhbërë shtete, nëpërmjet shkatërrimit demografik, përzierjes së racave.

Me këtë reformë, sektori do jetë më pak dinamik, më i ekspozuar ndaj konfliktit dhe më pak tërheqës për investime të reja, me pasoja në rritjen urbane dhe kohezionin social . Ky ishte thelbi i rënies së sistemit komunist dhe arsyeja e varfërimitekstrem të popullsisë. Asgjë nuk ishte rentabël derisa të gjithëasetet, fabrika, uzina, kombinate, spitale u shkatërruan. Koncepti i pronës së përbashkët, ku askush nuk mbante përgjegjësi, ishte utopia komuniste, mashtrimi për barazi dhe mirëqenie sociale.

Paradoksi është i qartë: një reformë e lindur me premtimin e zgjerimit të aksesit në strehim, rrezikon të arrijë efektin e kundërt. Mungesa rritet, ndërsa tregu ngurtësohet; pasiguria rritet, ndërsa të drejtat e pronës gërryhen. Rezultati do të jetë, një mjedis strehimi më pak dinamik, më i kushtueshëm dhe më i mbushur me konflikte, siç është vërejtur tashmë në vende, që kanë futur kontrolle të ngjashme. Historikisht, kontrolli ka sjellëngurtësim të tregut. Mbi të gjitha, shoqëria është më e varfër në liri: një marrëdhënie e socializuar nga ligji, një kohëzgjatje e vendosur nga lart dhe një vlerë e besuar tek autoriteti gjykues,gjurmojnë kufijtë e një sistemi, në të cilin planifikimi politik mbizotëron mbi përgjegjësinë individuale. Është shëmbëlltyra e menaxhimit kolektiv, të zbatuar ndaj asaj që, nga natyra, lind dhe duhet të mbetet individuale. Shteti dhe individi janë në një luftë ekzistenciale në regjimet komuniste, ku shteti e ka jetike të hajë koka individësh, për një masë amorfe. Është epike shprehja e konceptit komunist “lufta e masave”, njëturmë qorre pa individ.

Fatkeqësisht, kjo prirje nuk është unike për Londrën. Në shumë qytete evropiane dhe amerikane , propozimet për ngrirjen e qirave, kufizimet në përdorim, rritjen e taksave për ofruesit e strehimit dhe rregulloret që e bëjnë dëbimin, pothuajse të pamundur, po shtohen. Në New York sapo ka fituar Kryetarin e Bashkisë, Mamdani, i cili premtoi një reformë, ku midis tëtjerave do të ishte edhe kontrolli i qerave nga shteti dhe ku qiradhënësit nuk do të lejoheshin të rrisnin qeranë. E djathta amerikane i druhej ardhjes së një figure ultra të majtë si Mamdani.

Edhe në Itali, po shfaqen presione për të avokuar modele të ngjashme, duke e paraqitur tregun, si një vend që duhet rregulluar, jo si një sistem bashkëpunimi dhe vetrregullues. Është i njëjti parim themelor: besimi se shteti mund të zëvendësojë zgjedhjet individuale, pa gjeneruar joefikasitet, mungesë dhe konflikt.

Akti i të Drejtave të Qiramarrësve i vitit 2025 nuk është thjesht një reformë: është pararendësi i një modeli shoqëror, të bazuar në menaxhimin publik të strehimit.

Menaxhimi publik i strehimit, ishte një nga praktikat që ndoqi shteti komunist në Shqipëri, ku ai merrte përsipër të gjithe procesin e marrjes së një shtëpie banimi, ku çdo apartament merrej dhe jepej nga shteti. Se si degradoi ky proces e dinëshumë mirë shqiptarët. Ata e provuan në kurriz, se si në njështëpi prej 60 m2, jetonin deri 3 kurora.

Njerëzimi ka një problem serioz me kujtësën dhe harresënhistorike. Europa, mbas Luftës së Dytë Botërore, përjetoi njënga regjimet më të egra, çnjerëzore, komunizmin, i cili i vuri këto praktika në zbatim, duke prodhuar një varfërim absolut tëkrejt shoqërisë së vendeve të Europës Lindore.

Të rikthesh këto praktika është makjaveliste, djallëzore dhe çnjerëzore, por edhe ti votosh këta individë, që duan të kthejnëkëto praktika, tregon një Alzhaimer të thellë shoqëror, që kthen politika të rezikshme shoqërore dhe politike. Europa Perëndimore, SHBA-të nuk e përjetuan në kurrizin e tyre djallëzinë komuniste. Nëse Europa Perëndimore, Amerika,Anglia, i depërtojnë ato forma centraliste, statiste, komuniste, nëekonominë dhe jetën e tyre, e kanë shkatërrimin e shoqërisë, ekonomisë, politikës, të paralajmëruar dhe të sigurt.

Kur politikanët vendosin të ripërcaktojnë marrëdhënien midis individëve dhe mallrave, rezultati do të jetë gjithmonë i njëjtë: liria individuale do të sakrifikohet, në emër të një barazie kolektive, të supozuar. Barazia kolektive rezultoi përgjatësistemit komunist, demagogji, ose thënë thjesht mashtrim. Shanset e barabarta, është koncept lirie, ku të gjithë fillojnëgarën, në një start. Centralizimi i të gjitha veprimeve ekonomike, pasurore, kontraktuale, që po tentohet të rifuten sërish pas një pauze postkomunizëm, është skllavërim iiniciativës së lirë. Iniciativa e lire, ku vendos demosi, qytetari,është themeli i vendeve demokratike, dhe i pasurisë.

Me këto reforma, mundësia e ndërtimit të një shoqërie, të bazuar në përgjegjësi, bashkëpunim dhe vullnet zhduket, e zëvendësuar nga ideja se, dikush mund të vendosë për të gjithë, më mirë sesa secili mund të vendosë për veten e tij. Se si mendoi shteti komunist, për shtetasit e tij, e përjetuam gati gjysëm shekulli, nëvendet komuniste.

Pushteti nuk premton liri: ai premton siguri në këmbim të heqjes dorë nga pushteti për të marrë vendimet vet qytetari. Qytetari idelegon pushtetit, lirinë e tij dhe individualitetin e tij. Ata që e pranojnë këtë kompromis do ta zbulojnë shumë vonë se, i kanë humbur të dyja.

Kjo reformë është harresa më e rëndë historike njerëzore, harresë që do i shkaktojë dëme të jashtëzakonshme njerëzimit, por tani në rang botëror, Dhe në fund, axhenda për dominim botëror do të arrihet.

Pse Zvicra sot po ruan fort sistemin??

TAKSA MBI SUPER TË PASURIT JANË TË KËQIJA PËR TË GJITHË: NJË MËSIM NGA ZVICRA

Kur i taksojmë të tjerët, duhet të kujtojmë se, herët a vonë, të tjerët jemi ne.

Rritja e taksave për të pasurit, është thembra e akilit tëdemagogjisë majtiste. Duket sikur rrëzohet si demagogji, momenti historic u duk rrëzimi I murit tëBerlinit, me shpresën e madhe që ajo ideologji ishte gjunjëzuar përfundimisht, pasi u pa shkaktare e varfërimit masiv dhe shkatërimit të shteteve të Europës Perëndimore. Thelbi I rregjimit komunist, urrejtja ndaj të pasurve dhe pasurisë. Pse? Tëe pasurit prodhojnëpasuri, pasuria liri. Këtë e ëvrtetoi Europa Perëndimore, e cila praktikoi pas Luftës së DytëBoëtrore, sistemin demokratik. Pse Europa Perëndimore po depërton sot praktiakt komuniste që I rrëzoi me shumë bujë në vitet 90? Kush po e depërton? Kush po[ërfiton?

Kamja dhe ska,ja jan ë tjelvi që diferencomtgë dy ideologjitë dhe dy sistemet komunsite dhe demokratike. Varfërimi dhe pasurimi I shtresave tëndryshme të popullsisë. Tja marrim të pasurve që ta rishpërndajmë pasurinë te të varfërit rezultoi fatale për popujt në një varfërim ekstrem ekonomik shoqëror, politik, psikologjik njerëzor. Ky rrëmbim I pasuriosëprivate pasanikëve, bështetet në themel në konceptin e vjedhjes. Ai pasanik e ka vënë pasurinë mbi punën e tij. Nëse e vërteton që ai ka vjedhur le të vuajëdënimion. Kjo vjedhje e të pasur ve që nuk jaë tëshumtë në numër, shtrihet edhe më tej, në të gjithëshoqërinë, duke u mbëhstetir ën konceptin e rërmbimit të pronës së tjetrit. Në këtë cast fillon edhe vjehdja masibe shtetëroreë, shoqërore, njerëzore. Gjithkush vjedh gjithcka dhe gjithkënd. Këtë nuk pranoi Zvicra me logjikimm e saktë që nesër do ta kishte ai, qytetari, rradhën e sulmit vjedhës shoqëror.

Me sa po e vërteton koha, rrëzimi I mureve nuk rrëzon demagogji dhe praktika të rrezikshme diktatoriale. Nërregjimin komunist diktatori ëm I madh rezultoi shteti dhe statizmi, të cilën sot partiët e amjta po tentojnëshumë fort që ta kthejnë, por me emërtime të tjera dhe justifikime të tjera. Nuk e thonë ën formëRobinhoodiane, “Tja marrim të pasurve dhe t’ja japim të varfërve”. Prodhojnë nëj katastrofë si pandemia ose shpikin  një katastrofë ose një frikë si ngrohja globale dhe me këto “kauza”, justifikojnë rrëmbimin e pasurisë shtresës së pasur  

Në një referendumZvicra hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një taksë të propozuar mbi trashëgiminë dhe dhuratat që tejkalonte 50 milionë franga.  79 përqind e votuesve (pak më pak se gjysma e votuesve të kualifikuar) hodhën poshtë propozimin e Socialistëve të Rinj . Kushtet, përkundrazi, dukeshin të favorshme: taksa do të prekte një numër shumë të vogël individësh: vetëm 2,500 njerëz , ose 0.03 përqind të popullsisë . Të ardhurat do të përdoreshin për të luftuar ndryshimet klimatike . Në dukje tëjashtme duket një “sacrifice” për një pakicë të vogël super të pasurish për të shpëtuar botën. Me sa duket, 99.97 përqind e qytetarëve nuk kishin asgjë për të humbur. Për fat të mirë, votuesit zviceranë demonstruan aftësinë e tyre për të parë përtej sloganeve. Ata e kuptuan, se diçka më shumë se sa e ardhmja e mjedisit, ishte në rrezik. Klima është pjesë e pasurisë. Koncepti që mund të shpëtosh dicka duke goditur nëj tjetër është dicka shumë e gabuar dhe këtëkuptuan Zviceranët. Klima është pjesë e axhendës së tëmajtëve, të cilët ngrenë furtuna thjehst për arritur qëllimin e tyre final, zhukjen e pasurisë dhe varfërimin e skllavërimin , tashmë në rrang botëror. Zviceëranët e  dinë shumë mirë që ajo pasuri i ka bërë ata një nga shtetet më të prosperuar dhe më të lira demokratikisht në botë.  

Edhe në propozimin konkret, në lojë ishte respekti për pronën private dhe, në një kuptim të thellë, vetë identiteti i vendit. Nuk është rastësi që shumica e komenteve mbi rezultatin e referendumit theksuan stabilitetin rregullator të Zvicrës, një nga faktorët kryesorë në atraktivitetin e saj për individët me të ardhura ose asete të larta. Çështja e taksimit të pasurive të mëdha është bërë një fushë beteje e madhe politike: në Francë , për shembull, Parlamenti hodhi poshtë taksën e propozuar nga ekonomisti Gabriel Zucman, si në formën e një takse prej 2 përqind mbi asetet mbi 100 milionë euro ashtu edhe një takse prej 3 përqind mbi asetet mbi 10 milionë euro. Dhe në Itali, gjithashtu, taksa mbi pasurinë është diskutuar shpesh, së fundmi me nxitjen e udhëheqësit të CGIL, Maurizio Landini . Këto janë taksa shumë të ndryshme – taksat e zakonshme ose të jashtëzakonshme të pasurisë, taksat e trashëgimisë dhe dhuratave, e kështu me radhë – por të gjitha kanë dy aspekte thelbësore të përbashkëta: së pari, ato godasin kursimet, dhe së dyti, ato komunikohen në një mënyrë të tillë që të japin përshtypjen se kanë të bëjnë me “të pasurit “, të cilët janë gjithmonë të ndryshëm nga ne.

Pse pra duhet të jemi kundër marrjes nga xhepat e atyre që kanë, për t’ua dhënë atyre që nuk kanë (ose atyre që kanë më pak)? Ka dy arsye që ndoshta i kanë shtyrë votuesit zviceranë të jenë kaq të qartë. Së pari, kursimet vijnë nga të ardhurat që tashmë janë tatuar, qëështë tatimi progresiv. Dmth ata janë tatuar njëherëTatimi mbi të ardhurat është progresiv pothuajse kudo në botë, si për shkak të strukturës së normave të taksave ashtu edhe për shkak të zbritjeve dhe lehtësirave: prandaj, ata që tashmë kanë, paguajnë më shumë. Taksat mbi pasurinë nuk adresojnë shqetësimet e drejtësisë sociale, nuk kanë zgjidhur krizat ekonomike. Efekti ka rezultaur krejt I kundërt, ato thjesht dekurajojnë kursimet, duke nxitur konsumin (ose shmangien e taksave), ose largimin e të pasurve nga vendi sin ë Gjermani, duke krijuar efekt boomerang, të një varfërimi edhe më të madhekonomik të vendit apo evazion fiskal. Por rritja afatgjatë nuk mund të ndodhë pa kursime. Prandaj, të pasurit që grumbullojnë dhe ndoshta ua kalojnë asetet e tyre trashëgimtarëve të tyre luajnë një rol vendimtar për të mirën e shoqërisë në tërësi. Trashëgimi ështëthmel I elitave ekonomike. Këtë luftojnë të majtët, sepse e dinë shumë mirë, që një pasuri e trashëguar hedh themelet e një piramide shekullore. Të majtët ndën slloganin për pasurim të ët gjithëve kanë synim varfërimin e të gjithëvë, për qëllim final skllavërim tëkrejt njerëzimit. Së dyti, sa herë që flasim për taksat mbi super të pasurit, standardi ulet shpejt derisa të prekë një segment shumë më të madh të popullsisë. Kështu, taksat mbi pak vetat shpejt bëhen taksa mbi shumicën, ose edhe mbi të gjithë: dhe pavarësisht premtimeve të shpeshta për të përdorur të ardhurat për të lehtësuar klasat e mesme, të ardhurat në mënyrë të pashmangshme shkojnë për të nxitur shpenzimet publike, ose më keq për armitime dhe luftëra. Taksa për luftën në Ukrainë tashmë ështët e vendosur në shumë shtete të Europës Perëndimore. Kur na kërkohet të mbështesim një reformë që takson të tjerët, duhet të kujtojmë se, herët a vonë, ne jemi të tjerët.

Share it :