Beteja e Ramës me CNN/ Si vizatoi protesta portretin e një kryeministri të sëmurë

Beteja e Ramës me CNN/ Si vizatoi protesta portretin e një kryeministri të sëmurë

Kryeministri ka kaluar në paranojë duke e paraqitur revoltën xhenuine kundër tij si rrezik për demokracinë globale dhe Shqipërinë si laboratorin ku bota e nesërme duhet të shohë triumfin e sharlatanëve dhe demagogëve dhe rikthimin e fashizmit. Dhe për këtë fajin e kanë mediat më të mëdha në botë

Edi Rama ka bërë këtë fundjavë hapin e parë fallc duke u shfaqur vetë ashtu siç e përshkruajnë protestuesit poshtë zyrës së tij: si “një politikan i mbarum” që nuk mund të përbëjë zgjidhje për “Shqipërinë e re”, që ata imagjonojnë në atë shesh.

Dhe kjo duket më shumë se në gjithçka në statusin e gjatë që ai shkroi kundër CNN dhe mediave të tjera prestigjoze që po pasqyrojnë “revolucionin e flamingove“, ku hallin personal të karriges së vet ai e projektonte si një problem që i kërcënohet demokracisë globale, ku rasti shqiptar po tregon se si mund të ringjallen fantazmat e së shkuarës dhe fashizmi i rilindur përmes algoritmeve.

Pra, një gjë kaq të thjeshtë, daljen në rrugë të të rinjve të pakënaqur nga keqeverisja, korrupsioni dhe prishja e ashansorit social, kryeministri nuk e pranon dot. Prandaj aparatit të tij të vjetër të të meduarit, për mos thënë trurit të tij që ka nevojë për kurim, i duhet të shpikë një konspiracion ndërkombëtar që vë në rrezik fatet e rendit botëror.

Brenda këtij koncepti paranojak Edi Rama përshkruan një shtet të prekur nga “një uragan histerie dixhitale, tituj apokaliptikë, zemërim i fabrikuar”. Ai i akuzon mediat e mëdha ndërkombëtare si legjitimuese të thirrjeve për vdekjen e tij, apo për hakmarrje personale, gjë që deri më tani se ka dëgjuar askush. Ai i fshikullon ato si nxitëse të fabulave me “armiq të popullit”.

Natyrisht, ai është i çuditur, i hutuar, i çorientuar se si këtë radhë nuk i funksionoi, as gogoli i grekut të keq, as ai i agjentëve rusë, serbë, apo iranianë. I mbyllur në kullën e tij të fildishtë, në kposhtin e Edenit që ka kushtuar 5 milionë euro, apo në tryezën e dhomës së luleve, ku konsumon me bosët e krimit, Romane Conti që shkojnë deri 33 mjë euro shishja, ai nuk e kupton se ata që protestojnë kanë një shqetësim fare bazik, mënyrën si ai po e sundon këtë vend. Ndaj, i paaftë ta mendojë apo ta përtypë këtë, i duhet një teori konsprative. Për këtë pyet i çuditur në aktakuzën që drejton ndaj mediave të botës së lirë:

“Si mund të bëhej një vend i vogël lajm global”? Ose: “Si mund të shndërrohej një protestë lokale në një spektakël ndërkombëtar”?

Shikoni gradën e sëmundjes: një njeri që e ka shitur veten gjithmonë si një fenomen global, si një protagonist që mund të bëhej lajm botëror duke agresuar ambasadorin rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si një negociator që pajtonte Erdoganin me Mitsotakisin, duke luajtur rolin e kanakarit të Anxhela Merkelit apo duke hedhur themelet e paqes së madhe mes Shqiptarëve dhe Serbëve, nuk është në gjendje të perceptojë që atë që nuk e arriti dot personalisht, mund ta prodhojnë ata mijra bashkekombas që janë në rrugë kundër tij.

Dhe ngaqë nuk përballet dot me këtë, ka nevojë të përkundet në shtratin e teorive komplotiste. Ashtu si shumica e atyre që i janë dorëzuar paranojës ai pyetjen fillestare duket sikur e ngre të drejtë: “si shpjegohet që një pjesë e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të fundit një gjë duket kaq e madhe, kaq dramatike, kaq dërrmuese”?
Problemi fillon kur ai tenton të përgjigjet po vetë. Dhe teoria e tij është: sepse në Shqipëri po ndodh një eksperiment që po vë në rrezik gjithë rendin botëror. Sipas tij, kjo copë toke që ai deri dje e komandonte me dorë të hekurt, qenkësh kthyer papritmas në laboratorin e “një bote ku perceptimi mund të udhëtojë më shpejt sesa vetë realiteti” dhe gënjeshtra më shpejt se e vërteta. Dhe nisur nga ky fakt ai krisjen e regjimit të vet e shikon si një këmbanë alarmi që “duhet të shqetësojë çdo demokraci”.

Po përse?

Ai pretendon se e ka edhe zgjidhjen: se duke rënë pre e luftës hibride dhe fuqisë së algoritmeve përgatitet terreni për marrjen e pushtetit “nga demagogët, sharlatanët dhe tregtarët profesionistë të zemërimit”. Nisur nga ky rrezik që gëlon në mendjen e tij, ai i bën thirrje CNN, THe Guardian, Le Monde, Der Spiegel, Manifesto etj që, “kjo histori duhet të ketë rëndësi shumë përtej Shqipërisë, sepse të tjerët mund të shohin tek ajo një paralajmërim për atë që po vjen”.

Pra, atë që nuk e dallojnë mediat më të mëdha të botës, ato që kanë filtrat më të fortë të kontrollit në shoqëritë demokratike, e shikokërka vetëm një vizionar në Surrel, që akuzohet se do të zhdukë pelikanin kaçurel.

Kaq e thjeshtë është fabula. Dhe kaq jashtë realitetit është ai që do të vijojë të qëndrojë në karrigen e kryeministrit. Por përpos mediave ndërkombëtare skadimin e kohës së tij me sa duket e kanë kuptuar edhe ata që bërtisnin në kor poshtë zyrës së tij: “Edi Rama ka maru, ka maru, ka maru”.

LAPSI.AL

Share it :