Gjokutajt: Në cilësinë e Liderit Global, Rama kërkesë Hagës për paligjshmërinë e arrestimit të Maduros
Flitet që KM ynë Rama në cilësinë e Liderit Global do të bëjë kërkesë në Gjykatën Nderkombëtare të Hagës me objekt konstatimin dhe deklarimin e paligjshëm të arrestit ndaj ish Presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe rikthimin e tij në detyrë pra në postin që ka pas mbajtur atë të Presidentit të Venezuelës!
Thuhet që kërkesa nga ana juridike është e kopsitur dhe për këtë arsye Gjykata e Hagës nuk ka nga lëviz! Sa më sipër kjo lëvizje ka shkaktuar irritim dhe revoltë të madhe në Washington dhe tek Presidenti Trump, i cili ka thirrur urgjent Departamentin e Drejtësisë për të përballuar këtë përplasje ligjore!
Sipas ekspertëve ndërkombëtarë penalë e vetmja mundësi që mund të shfrytëzohet nga pala amerikane është legjitimimi i zotit Rama për depozitimin e kësaj kërkese me ketë objekt! Pra duhet një prokurë nga Maduro!
Ndërkohë në Burgun e Brooklyn janë shtuar masat e sigurisë me qëllim pengimin e përpilimit të kësaj prokure që do të përmbyste gjithçka!
Ndërsa mediat kanë aluduar se nga ana e KM Rama është disponuar një prokurë e Maduros por nuk dihet saktë objekti i saj!
Ky veprim i KM nga qarqet politike serioze ndërkombëtare thuhet se është një kontribut i paçmuar në favor të lirisë së individit dhe sovranitetit te Venezuelës!
Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua citohet të ketë thënë se Lideri i Shqipërisë së vogël po bën lëvizjen e madhe ndërkombëtare që askush nuk pati guxim ta bëjë!
Mos harroni që nesër mbrëma është Prime në Big Brother Vip 5 e mos harroni ta ndiqni për t’u ç’tensionuar deri sa kërkesa e Ramës të marri udhë!






