10 mln euro për çokollata, buxheti kundër kancerit nuk është aq”/Lapaj: Populli e di që ata na vjedhin
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në protestë.
Erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Berishës, por nuk është zhbërë…jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë. A ja dha populli 83 mandate që ta vjedhë? Ato mandate kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata na vjedhin. Ju këtu jeni njerëz të lirë, shqiptarët janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet. Kemi 27 net që flemë në këtë shesh. Regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë…Për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë…Këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend. Me një firmë të zv/kryeministres kanë vjedhur 50 mln euro, ndërsa fëmijët në shkolla dridhen nga i ftohti”, tha Lapaj nga protesta.




