Bela M@fia“ bëhet “belaja Rama”

Bela M@fia“ bëhet “belaja Rama”

Nga Basir Çollaku

Raundi i parë… Bandat janë përlasur… Dosjet janë ndezur… Ortakëritë janë lëkundur. Miliardat fort janë trazuar. Armët janë kapur. Offshorët janë alarmuar. Ultimatumet janë dhënë. Përgjimet janë derdhur në tryezë. Bela mafia, mafia e bukur, duket se po fiton betejën e parë, duke shtuar përpjekjet në sulm, si armë asgjësuese e vetëmbrojtjes. Eshtë përballje ku kurban nuk do të bëhet vetëm njëra nga palët. Ajo është kthyer Belaja e Ramës.

Belinda Balluku, është e pandehur për abuzime të mëdha. Por, në një numër të madh vendimesh qeverie, ajo firmos në mungesë dhe me porosi të shefit të saj, kryeministrit. Mbi 90 përqind e vendimeve kanë këtë nënshkrim edhe me 23 e 29 tetor, deri me 5 nëntor, ku Rama vendos vetëm emrin e tij. Ndoshta po e njofton shkarkimin e saj si zëvëndëskryeministre. Si mund të jenë vetëm, të ndarë në përgjegjësi e mosdijeni, kur bashkërisht kanë vendosur!?

Mafia ka emra. Trafiku gjithashtu. Mediet evropiane në Holandë e Francë, e mbyllën javën e shkuar me deklarime të forta, duke referuar aksesin e tyre shkresor nëpër dosjet zyrtare të partnerëve. Olsi Rama gjendej shofer në makinën e trafikantëve të laboratorit të kokainës në Xibrakë. Dokumentat hetimorë e konfirmonin këtë. Prokuroria e fali, duke rikthyer në harresën policore.

Po në këto investigime, përmendet se, Taulant Balla gjendet në përgjime me trafikantët e drogës. Nuk mund të harrohen përgjimet në vitin kur u vranë pjesëtarë të familjes Çapja, ku Balla dyshohej se fliste me të dyshuarit si autorë, por gjyqtarja Fetahu, e dënuar më pas si lidhje e Suel Çelës, urdhëroi asgjësimin e tyre. Sepse, po në përgjimet e denoncuara nga oficeri i infiltruar Emiljano Nuhu, për telefonatën mes Taulant Ballës dhe Suel Çelës në vitin 2017, flitej për 3 milionë euro, dhënë nga banda socialistëve për zgjedhjet. E në këmbim, ata donin largimin e 11 oficerëve drejtues policie në Elbasan, se po bëheshin jo bashkëpunues. Dhe ndodhi siç trafikantët kërkuan. Me vajtjen e bashkëshortit të Elisa Spiropalit në Strukturën e Posaçme, shenjat për një përfshirje hetimore të familjes së ministres, plotësojnë ekipin e Belasë së Ramës.

Veliaj zhurmon sikur Kushtetuesja e shpalli të pafajshëm, me rrëzimin e dekretit e VKM shkarkuese, e përmend një usb të mbajtur me vete në qeli, si mesazh shtrëngues ndaj shefit të qeverisë e të partisë.

Balluku është e pandehur zyrtarisht për Tunelin e Llogarasë, më pas vijnë Termocentralet e energjisë në Vlorë, ku del ambasadoresha Kim, por edhe iranianë e turq në histori nafte dhe jo vetëm.

Më ngjitur aeroporti i Vlorës, ku aksioneri kryesor Begjet Pacolli tregon publikisht, mediatikisht se si duan t’i marrin investimin dhe si vendoseshin në zyrën e ministres Balluku, kompanitë fituese për dhjetëra milionë euro. Me regjistrimin si e pandehur, për ministren ka nisur njëherësh hetimi pasuror.

Në radhë është akuza për pastrim të produkteve të veprës penale. Emra të botës së krimit pranë punëve të fituara, kanë secili ministrin e kryeministrin e tij. Ata janë të dy bashkë, garant të punëve të dhëna dhe nuk munden të rrëzohen më vete.

Balluku ia ka dalë ta gjunjëzojë Ramën deri tani, për shkakun se ajo është rruga për të marrë atë të pandehur. Shefi kërkon kohë. Duke marrë në konsideratë lëndën e sky-enchro rreth dosjeve të reja qeveritare, asnjëri nga personazhet ministra, duke përfshirë edhe Edi Ramën nuk kanë parë gjë akoma. Heshtja aktuale është përgatitje për goditje fatale të njërit prej kundërshtarëve.

Rama apo Balluku do të dorëzohet i pari!? Partnerët mendojnë e kontribuojnë, se duhen të dy paketë. Kjo dosje ka edhe të dhëna apo episode amerikane.

Kërkimi nuk mbetet vetëm në Qipro, Dubai, por edhe në USA, dyshimet përmendin transferta e sasi të mëdha financiare nën sitën e filtrit ligjor.

Veprimet e shtuara hetimore për Charles McGonigal, ku Rama, Veliaj e shumë ministra, biznese të mëdha, shërbime ruse e kineze, janë në këtë pusetë ndërkombëtare e shton panikun e Kryeministrit.

Dashuria me klanin “Soros” dhe fshehja e fotos me çiftin e fondacionit, pak ditë më parë, është një telash shtesë në përballjen amerikane të Ramës.

Marrja e damkës narcoshtet, renditja e njëjtë me Maduron, me Meksikën, Ekuadorin e Kolumbinë, e bën Ramën shënjestër e lëvizshme e kokainës.

Kujtojmë se, trafikantët shqiptarë ofruan një milion euro për të vrarë prokurorin federal belg. Pak ditë më pas, Rama porositi një mjet të blinduar 800 mijë euro.

Faktet bërtasin. Bela Mafia, e cila qeveris Shqipërinë në kaq mote, nën regjinë e Ramës, tani është bërë Belaja e Ramës…

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news