Tetori i zi/ Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut! Gazetari thirrje per proteste

Tetori i zi/ Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut! Gazetari thirrje per proteste

Gazetari Osman Stafa dhe qytetarët janë ngritur në protestë sot tek Ministria e Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve tek Onkologjiku.

Në një reagim në Facebook pak para protestët, gazetari shkruan i revoltuar se kryeministri Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme, teksa u thotë grave të bëjnë mamografi falas, ndërkohë që mamografia në QSUT është jashtë funksioni!

“A e ka lexuar Rama raportin e KLSH-së, që vërteton mungesat kriminale të barnave onkologjike?

A e di që gra të pafajshme po vdesin, sepse shteti i tij nuk bleu medikamentet në kohë?”- thekson gazetari

Më tej, Stafa shprehet se ky është Tetori i Zi i grave që luftojnë çdo ditë për jetën, ndërsa qeveria bën propagandë me buzëqeshje dhe video.

Postimi i plotë:

Rama tallet me gratë e Onkologjikut!

Sot Kryeministri Rama, me një hipokrizi të frikshme, u thotë grave të bëjnë mamografi falas, ndërkohë që mamografia në QSUT është jashtë funksioni!

Si mund të flasësh për “parandalim”, kur nuk ka as trajtim?

Kur brakiterapia është e prishur prej muajsh…

Kur PET Scan-i mungon…

Kur kimioterapitë s’kanë ardhur me muaj dhe pacientet kthehen në shtëpi pa ilaçe, pa shpresë…

A e ka lexuar Rama raportin e KLSH-së, që vërteton mungesat kriminale të barnave onkologjike?

A e di që gra të pafajshme po vdesin, sepse shteti i tij nuk bleu medikamentet në kohë?

Ky nuk është Tetori Rozë.

Ky është Tetori i Zi i grave që luftojnë çdo ditë për jetën, ndërsa qeveria bën propagandë me buzëqeshje dhe video.

Prandaj sot protestojmë kundër kësaj propagande të fëlliqur, që këtë herë ka në mes, jetët e grave!

Në orën 11:00, tek Ministria e Shëndetësisë, kundër talljes, hipokrizisë.

Share it :