Boçi: SPAK në fushatë elektorale, heton Bardh Spahinë se nuk ka ekzekutuar një vendim gjykate, harron Becin dhe Veliajn

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, në një deklaratë për shtyp u shpreh se thirrja e ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, në SPAK, është një shembull i qartë i standardeve të dyfishta dhe përdorimit politik të drejtësisë nga qeveria. Sipas tij, Spahia është thirrur për herë të tretë për një padi të pabazuar, ndërkohë që çështjet e korrupsionit të drejtuesve socialistë trajtohen lehtësisht ose mbyllen. Boçi theksoi se shkarkimi i një drejtori të paaftë dhe me precedentë penalë ka shërbyer si justifikim për ndjekjen penale të Spahisë.

Ai akuzoi gjyqtarin Andri Ymeri, i shkarkuar nga Vetingu, për përfshirje në manipulimin e procesit. Ndërkohë, raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë, sipas tij, zvarriten ose zbriten në prokuroritë e rretheve për t’u mbyllur. Boçi e quajti këtë veprimtari të SPAK-ut një sulm ndaj opozitës, duke e lidhur atë me pengimin e aktivitetit të saj gjatë fushatës zgjedhore. Ai vuri në dukje se qindra dosje të qytetarëve mbeten pa zgjidhje, ndërsa SPAK fokusohet në çështje të motivuara politikisht. Sipas tij, qëllimi final është dëmtimi i opozitës për përfitime elektorale të qeverisë.

Fjala

Thirrja në SPAK e ish-kryebashkiut të Shkodrës, anëtar kryesie i PD, është shembulli më i qartë i standardit të dyfishtë të këtij institucioni dhe përdorimit të tij si mashë politike e qeverisë

Bardh Spahia u thirr para tri ditësh për herë të tretë, për tu pyetur për një padi qesharake, si ajo e moszbatimit të një vendimi gjykate gjatë kohës kur ishte kryebashkiak.

SPAK, si për ta dëshmuar anësinë politike dhe zellin e persekutimit të opozitës, para pak ditësh ia ka përcjellë Prokurorisë së Fierit një dosje tjetër qeveritare, rastin e korrupsionit të kryebashkiakes socialiste, Majlinda Bufi.

Pra, e ka zhgraduar në një prokurori më të ulët për ta mbyllur çështjen. Njësoj si dosjet e krimit zgjedhor ‘184’ dhe ‘339’.

Për ta sqaruar për publikun dhe mediat se, çfarë ka bërë Bardh Spahia që thirret në SPAK, është shumë e thjeshtë.

Si kryetar bashkie ai ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Ujësjellësit të Shkodrës, një person me precedentë penalë, për paaftësi dhe sabotim të detyrës. Duhet shtuar këtu se edhe KLSH ka kërkuar shkarkimin e këtij drejtori për shkelje.

Drejtori në fjalë, ka arritur që brenda ditës së njoftimit për shkarkimin, ka bërë ‘sigurimin e padisë’, pra bllokimin e urdhërit të kryebashkiakut.

Këtë ndihmë ia ka dhënë gjyqtari famoz Andri Ymeri, i shkarkuar nga Vetingu. Gjyqtari i ka kthyer drejtorit ‘nderin’ e punësimit në Taskë-Forcën e Ujësjellësit të kunatit të vet.

Kunati i gjyqtarit Andri Ymeri, i punësuar nga drejtori Mark Molla si drejtues i Task Forcës së Ujësjellësit-Shkodër, është Pëllumb Prençi, ish-prokuror i Pukës, i shkarkuar në 2014 për përfshirje në skandalin e dhënies së drejtësisë ne këmbim te parave.

Ja pra pse është thirrur 3 herë në SPAK Bardh Spahia, për shkarkimin nga puna të një vartësi të paaftë dhe të korruptuar.

Ndërkohë Erion Veliaj, të cilit i kanë dalë të gjithë drejtorët e korruptuar dhe hajdutë, është thirrur me ‘gjysmë zëri’ vetëm 2 herë.

Ndërkohë Benet Beci, krybashkiaku që rri dorë për dore me bandat e blinduara të Shkodrës, i kapur në korrupsion madhor ‘gjoja rastësisht’ nga vetë SPAK, trajtohet ende si koleg vetëm për arsye shtetërore zgjedhore.

Ky është SPAK-u, dhe këto janë shkeljet flagrante të ligjit që sheh opozita kur e denoncon atë, me fakte dhe prova.

SPAK, në vend që ta kishte pushuar çështjen, që ditën e pare, e ka thirrur tri herë eksponentin e Partisë Demokratike.

Me këto prapamendime:

për ta vënë para gijotinës së kamerave;

për t’i bërë reklamë vetes-a e shihni: ne po punojmë!,

Por, qëllimi final është një: pengimi i opozitës në fushatën zgjedhore.

Me këtë synim, në vend që ta pushojë çështjen, SPAK kërkon ta çojë në Gjykatë.

Gjykata, siç e ka provuar ‘rasti Berisha’ në Shqipëri, ‘rasti Trump’ në Amerikë, apo ‘Berlusconi’ në Itali, janë forma më e mirë e pushtetit për të penguar dhe dëmtuar kundërshtarin politik.

Ndërsa i turren Bardh Spahisë me ‘bukë në trastë’, 150 mijë dosje shqiptarësh që presin zgjidhje për pronat, shtëpitë, divorcet e qindra halle të tjera, zënë pluhur në bodrumet dhe sirtarët e drejtësisë.

Por kjo nuk vlen. E rëndësishme është që SPAK- që i prin drejtësisë me shpatën anti-opozitare në dorë, del mirë në sondazhet e porositura nga qeveria.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…