BYL-A’ e ‘MJAFT’, paratë e SOROS te Veliaj-Xoxa për kapjen e Drejtësisë

Byl-a është hallka që mungonte për të plotësuar të gjithë zinxhirin korruptiv dhe influencën që Erion Veliaj ka mbi drejtësinë, të ashtuquajtur të re. Në vijim, do ju tregojmë se si me anë të këtyre shoqatave dhe financimeve korruptive, shumë individë janë katapultuar dhe mbështetur financiarisht për të kapur këtë drejtësi.

Balkan Youth Link Albania, është një organizatë jo fitim prurëse, e themeluar në vitin 2002. Sipas faqes zyrtare në internet, kjo organizatë me akronimin “BYL-A”, funksionon në formë qendre me një bord drejtues i përbërë nga 5 anëtarë.  Më tej, po në faqen zyrtare, “BYL-A”, ka të listuara edhe aktivitetet apo projektet, të financuara gjerësisht nga Xhorxh Soros, mes të cilëve është dhe ai i fushatës “MJAFT”, e cila më pas u shndërrua në lëvizje drejtuar nga Erion Veliaj.Fushata MJAFT – Një fushatë kundër apatisë qytetare dhe për nxitjen e pjesëmarrjes civile në jetën sociale dhe politike, nisi si iniciativë e BYL-A dhe Organizatës Kombëtare të Debatit (ANDA) në vitin 2005; Sot Fushata Mjaft është institucionalizuar dhe vepron e pavarur nga BYL-A dhe OKD; Këto entitete sot veprojnë si aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile që herë pas here kanë bashkëpunime në projekte të përbashkëta;Pra organizata, e cila paguan 22 mijë euro Ajola Xoxën, ka qenë organizata themeluese e MJAFT. Detaje më të plota për theelimin dhe financimin e MJAFT, I gjejmë një një deklaratë publike të OSBE

Njerëzit janë të dorëzuar ndaj një realiteti që mendojnë se nuk mund ta ndryshojnë, të imunizuar ndaj korrupsionit dhe tolerantë ndaj padrejtësive. Qytetari mesatar duket se ka nënshkruar një ‘certifikatë heshtjeje’ dhe ka hequr dorë nga përpjekjet për të kërkuar zgjidhje. Ky realitet duhet dhe duhet të ndryshojë. “ thotë Erion Veliaj, drejtor i fushatës dhe anëtar i shoqatës Balkans YouthLink.

Arbjan Mazniku nga Shoqata Kombëtare e Debatit Shqiptar dhe producent ekzekutiv i fushatës, e shpjegon fushatën në aspektin ekonomik.

Marinela Lika, koordinatore e fushatës, sheh MJAFT! Fushata si një mundësi për t’i paraqitur fjalës një Shqipëri ndryshe. Së bashku me Top Channel dhe Top Albania Radio, dy nga stacionet më të njohura radiotelevizive në vend, organizatorët kanë krijuar një fushatë publicitare për një vend me potencial të madh dhe një të ardhme premtuese.

Ajo që nisi si një fushatë, shumë shpejt do të përkthehej në një OJF, të re. MJAFT, e financuar nga Fondacioni Soros, ka pasur në bordin e saj drejtues, bashkpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt gjatë karrierës së tij publike dhe politikie. Sipas avokatit Altin Goxhaj, në një reagim të vitit 2015, MJAFT-I është themeluar nga Soros, ndërsa përfaqësues zyrtar, derisa u regjistrua në gjykatë, ka qenë kryetari aktual i bashkië Tiranë, Erion Veliaj. Anëtar bordi kanë qenë Arbjan Mazniku, Endri Fuga, Leart Kola, Andi Kanaj, që sot drejton Agjencinë Kombëtare të Mbështetjes së Shoqërisë Civile, portofoli i financimit të organizateve jo qeveritare në Shqipëri.  Floran Pustina ishte një tjetër themeluesi i MJAFT, që sot rezulton personazh kyç për bizneset e Erjon Veliajt, për të cilin do të ndalemi gjerësisht në vijim.

Aktualisht Balkan Youth Link-Albania rezulton e regjisruar në emër  të Erald Ismailit. Ky shtetas, me profesion Avokat, në aktivitetin e tij publik, rezulton një shpërndarës i zakonshëm i aktivitetit të Erion Veliajt në rrjetet sociale. Të dhënat e Plug tregojnë gjithashtu se Erald Ismaili është punonjës në Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë.

Pra mbetet për t`u saktësuar nga SPAK, nëse Erald Ismaili është vetëm një “presta nome”, i organizatës Balkan Youth Link Albania, e cila në fillesat e saj është drejtuar nga Erion Veliaj dhe tashmë mund të drejtohet nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Këto dyshime shtohen më shumë, për shkak se Ajola Xoxa është prezente në shumë aktivitete të shoqatës Balkan Youth Link Albania. Në 4 dhjetor të vitit 2016, Ajola Xoxa merr pjesë si trajnuese në konferencën 3 ditore të modelit të “NATO-s”, organizuar nga Balkan Youth Albania. Ajo shfaqet mes shumë të rinjve, së bashku me Klotilda Ferhatin, që në atë kohë ofronte shërbime konsulence për disa OJF të SOROS, ndërsa ishte anëtare e Këshillit Bashkiak të tiranës.

Emri i Ajola Xoxës lidhet përsëri me Byla-n në tetor të vitit 2023. Sipas postimit të në faqen zyrtare të Instagramit të Erion Veliajt, Harabel Competorary, D18 Paris dhe Byl-a kanë bashkëpunuar për të sjell në skenë shfaqen e baletit “SONOMA”. Plug e investigoi edhe më tej. Nga të dhënat e thesarit rezultoi se Byl-a ka përfituar 50 mijë euro pagesë për këtë shfaqe nga Bashkia e Tiranës. Dhe nga ky fond i firmosur nga Erion Veliaj, 22 mijë euro shkuan direkt në xhepin e Ajola Xoxës, siç bëhet e qartë edhe në deklarimin e saj të pasurisë.  Do të mjaftonte vetëm kaq, që sot kolegët e Erionit të bënin detyrën dhe çifti Veliaj-Xoxa të ishin të paktën nën akuzë për korrupsion.

Jo vetëm çifti Veliaj-Xoxe, por edhe bashkpunëtorët e tyre rezultojnë si të përfshirë familjarisht. Ndërsa Erald Ismaili, sot drejtues i BYL-as dhe punonjës i UKT, bashkëshortja e tij Greta Kokalari rezilton të drejtojë një tjetër Organizatë Jofitimprurëse, të quajtur Shoqata Për Integrimin e Zonave Informale, SHIZI. Kjo organizatë e krijuar me mbështetje të Fondacionit Soros, ka marrë projekte të shumta kryesisht për proceset zgjedhore në Shqipëri. Një nga projektet, kjo shoqat e ka zhvilluar me lëvizjen “Mjaft”, është projekti “voto, ti vendos” për zgjedhjet elektorale të vitit 2013. Në këtë projekt, shoqata ku jep ekspertizë edhe Klotilda Bushka, ndikon qytetarët për pjesmarrje në zgjedhje. Ndërsa videot shpërndaheshin në rrjetet sociale edhe nga ish-krahu i djathtë i Erion Veliajt në UKT, Elton Kacidhja.

Një tjetër organizatë ku Ajola Xoxa ka rol drejtues, është Instituti për Studime Bashkëkohore Ndërkombëtare, “Benussi”. Sipas të dhënave, që gjenden në internet, Ajola Xoxa rezulton të ketë qenë drejtore ekzekutive e institutit “Benussi”. Nga verifikimet e kryera nga PLUG në deklaratat e pasurisë së familjes Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa nuk deklaron të ardhura nga kjo shoqatë. Ndaj i mbetet SPAK të verifikojë nëse kemi të bëjmë me fshehje të të ardhurave.

Kjo pasi, instituti “Benussi”, rezulton të jetë një nga organizatat më aktive në vend. Dhe fokusi kryesor i kësaj organizate, ka qenë pikërisht Reforma në Drejtësi, që prodhoi pikërisht organet aktuale të drejtësisë, ku Erion Veliaj ka shtrirë rrënjët thellë.

Një tjetër fakt, që forcon bindjen se pas Balkan Youth Link Albania dhe institutit “Benussi”, roin vendimarrës e ka drejtpërdrejt Ajola Xoxa, është pikërisht bashkëpunimi i këtyre dy organizatave mes tyre në projekte të caktuara. Një i tillë është projekti për “Për ngritjen e kapaciteteve të shërbimit social shtetëror, ku BYL-A dhe “Benusi” bëhen bashkë për të trajnuar drejtorët e Shërbimit Social Shtetëror. Një tjetër rast flagrant për prokurorët e SPAK, ku fondet e dhëna nga UNICEF për Bashkinë Tiranë, sërish përfunduan në xhepat e Ajola Xoxes, bashkëshortes së Erjon Veliajt. Siç duket edhe në raportimin e mediave të kohës, Erion Veliaj, si kryebashkiak, Blendi Klosi si pauses i Veliajt në Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Klotilda Bushka, njëherësh anëtare e Këshillit Bashkia, anëtare bordi në Shoqatën Benussi, janë pjesë e aktivitetit justifikues për milionat e UNICEF të disbursuara për Bashkinë e Tiranës për OJF-në e Ajola Xoxes.

Klotilda Bushka, në këtë takim nuk ishte në cilësinë e anëtares së këshillit bashkiak, por si drejtuese në shoqatën e Ajola Xoxës. Plug ka zbuluar se Klotilda Bushka mbante rolin e anëtares së Bordit në institutin “Benussi”. Teksa mbante këtë pozicion dhe shfaqej krah Erion Veliajt në aktivitetet e shoqatave të Ajola Xoxës, Klotilda Ferhati nuk ka deklaruar të ardhura nga shoqata Benussi. Nga deklaratat e depozituara në ILDKPI, Klotilda Bushka, aktualisht drejtuese e Komisionit të Ligjeve, ndër vite ka përfituar shumë të ardhura nga Byl-a dhe SHIZI, dy OJF-të e çiftit Veliaj Xoxa.

Pasuria e KLOTILDES

Viti 2012 ekspertiza nga BYL-A                    242.401 lek

Viti 2012 pagesa nga SHIZI                           512.260 lek

Viti 2012 paga Aleanxa Gjinore e Milves 180.000 lek

Viti 2013 paga nga BYLA                                 180.000 lek

Viti 2013 paga nga SHIZI                                 4430 euro

Viti 2014 Paga nga SHIZI                                 11 mln lek

Viti 2014 paga nga BYLA                                 4300 euro

Viti 2015 paga nga SHIZI                                 597.350 lek

Viti 2015 paga Vlora Youth Center             255.000 lek

Totali                                                               2,671,011 lek

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news