Llogari nga cilido prokuror e gjyqtar që shkeli ligjin/ Argita Malltezi: Përgjegjësi ligjore dhe politike për 333 ditët e burgut të Berishës

Përgjegjësi ligjore dhe politike për 333 ditët e burgut të Sali Berishës’.

Kështu u shpreh vajza e e Sali Berishës, Argita Malltezi në studion e ‘Debat’, sipas të cilës kushdo gjykatës e prokuror që ka shkelur ligjin duhet të japë llogari.

Përgjegjësi ligjore dhe politike për 333 ditët e burgut të Sali Berishës”. Kështu u shpreh vajza e e Sali Berishës, Argita Malltezi në studion e ‘Debat’, sipas të cilës kushdo gjykatës e prokuror që ka shkelur ligjin duhet të japë llogari.

“Ata që kanë shkelur ligjin, prokurorë apo gjyqtarë padiskutim që duhet të japin llogari”.

Gjatë debatit me analistin Lorenc Vangjeli, Malltezi tha se, kemi të bëjmë me një segment të gjyësorit që e ka përdouror ligjin si barrikadë dhe top kundër opozitës.

“A do t’ia këshillonit si juriste Berishës që në ndeshjen me drejtësinë të zgjedhë bashkëpunimin dhe jo arrogancën? Mjetet politike dhe jo ushtat politike?, pyeti Vangjeli.

“Jam një njeri që e kam ëndërr vendosjen e një normaliteti ligjor në Shqiëpri ku gjithkush të marrë atë që i takon jo vetëm në gërmën, por edhe në frymën e ligjit. Por nuk kemi të bëjmë më një gjykatë që zbaton ligjon, por me një segment të gjyqësorit që e ka përdorur ligjin si barrikadë e top kundër opozitës. Askujt nuk mund të kisha kurajon t’i thoja nënshtrohu”, u përgjigj Malltezi, e cila theksoi se Berisha ka ndjekur rrugën ligjore në procesin ndaj tij.

“Berisha nuk ka marrë thjesht një qëndrim politik, por një qëndrim ligjor juridik në mbrojtje të kushtetutës, por një vendim i paligjshëm refuzohet dhe kundërshtohet në mënyrë juridike siç e kemi bërë. Në çdo rast Berisha ka vijuar me kundërshtimin ka qenë model sa i përket zbatimit të ligjit e kushtetutës ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Në rastin e Berishës e hetuan 4 vite nuk gjetën asnjë provë. A ekziston të vësh dikë në masë sigurie pa e thirrur njëherë ta pyesësh?

Berisha ka respektuar ligjin në çdo hap dhe SPAK e GJKKO e ka shkelur ligjin në çdo hallkë. Është e vërtetë që ata kanë bërë një hetim pasuror. Pretendojnë që po e hetojnë për klubin Partizani kanë hetuar edhe mbesat e Berishës. Nuk kemi patur asnjë kundërshtim për hetimin pasuror, por e kanë futur të gjithën në aktakuzë. Aktakuza nuk ka një rrjedhë logjike”, u përgjigj Malltez

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.