‘Arsimi në krizë të thellë”, Xhixho: Pensionistët gjenden sot në një situatë të mjeruar, janë më të varfërit në rajon

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho në një dalje për mediat u shpreh se pensionistët gjenden në një situatë të mjeruar.

Fjala e Deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho: 

Në fakt ky është Buxheti i Oligarkëve dhe klientëve të Qeverisë dhe aspak Buxhet në shërbim të qytetarëve .
Më lejoni ti fillojmë këto 11 Amendamente me Amendamentin e parë që ka të bëjë me pensionistët:

PENSIONISTËT gjenden sot në një situatë e mjeruar. Rritja e pandalshme e çmimeve, përfshirë këtu edhe çmimet e barnave, kanë bërë në jo pak raste që edhe ushqimi bazë dhe trajtimi mjekësor të jetë pothuajse i pamundur.
Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 160 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro.

Buxheti 2025 nuk jap mbrapsht asgjë nga paratë që u merrn shqiptarëve gjatë gjithë vitit. Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%, kur Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Para ka, por ato nuk shkojnë atje ku ka nevojë.

Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%.

Është jo humane dhe një grabitje e vërtetë fakti që inflacioni i rritur të bjerë në kurriz të shtresës së varfër të pensionistëve dhe njëherazi, rritja ekonomike të mos ndikojë në jetesën e tyre, por të përfundojë në tendera dhe koncensione korruptive të Qeverisë. Ndaj, propozojmë një rritje prej 6.8% të pensioneve, duke filluar nga data 1 Janar 2025, bazuar në arsyet dhe treguesit financiarë të mësipërm. Kjo shtesë do të ketë një ndikim në masën 16.2 miliardë lekë.

ARSIMI ndodhet në emergjencë kombëtare. Testi i PISA-s tregoi nivelin e dështimit të të gjitha politikave arsimore. Nxënësit shqiptarë u renditën në vendin e 69-të nga 80 shtete që u morën në analizë. Alafabetizmi funksional është masiv. Shpopullimi me ritme dramatike po mbyll shkolla e degë studimi në universitete. Rasti tragjik i humbjes së jetës së 14 vjeçarit Martin Cani, është një këmbanë alarmi, që na tregoi të gjithëve dështimin total të Qeverisë për sigurinë në shkolla.

Buxheti për arsimin mbetet edhe sivjet në nivele qesharake dhe shumë larg standardit europian. Duke e parë arsimin si mekanizimin me të cilin mund të rikthejmë shpresën e mijëra të rinjve që largohen nga vendi, propozojmë një shtesë prej 1.5 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të dedikuar për Arsimin Bazë.

ARSIMI I MESËM është gjithashtu në krizë të thellë. Ai po përballet me probleme të mëdha infrastrukturore, si mungesa e laboratorëve, probleme të thella të kurrikulave, edukimi digjital, ku vetëm 5% e shkollave mbulohen nga sistemi Ëi-Fi dhe 1 në 20 nxënës ka kompjuter, ndërkohë që bota po ecën me hapa të shpejtë drejt digjitalizimit dhe kompjuterizimit.

Në 2 vite, 2830 nxënës braktisën shkollën dhe 2662 raste dhune dhe bullizmi ekstrem u konstatuan në shkollat e arsimit të mesëm.

Pra, është e qartë që po përjetojmë një situatë që vetëm rëndohet dita-ditës dhe që kërkon një ndryshim nga themeli, por që nuk mund të arrihet kurrë pa mbështetjen financiare, të domosdoshme për ta filluar këtë ndryshim.

Qeveria nuk kursen qindra milionë euro për koncensione, tendera e inceneratorë fantazmë, por siç shihet qartë nga buxheti, nuk shpenzon për këtë problem kaq madhor, siç është edukimi i brezave të ardhshëm. Ndaj, propozojmë një shtesë prej 1.2 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Arsimin e Mesëm.

ARSIMI I LARTË ka dështuar. Ky vit akademik nisi me gjysmën e kapaciteteve të shpallura dhe 20% studentë të rinj më pak se viti paraardhës. Pavarësisht sakrificave të familjeve të tyre, mijëra studentë nuk marrin arsimim cilësor, ashtu siç e kërkon tregu i punës. 42 programe studimore janë në rrezik. Ndaj, propozojmë një shtesë prej 1 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Arsimin Universitar.

KËRKIMI SHKENCOR financohet në nivele qesharake. Ndërsa e vë shkencën nën kontrollin direkt të tij me ligj të posaçëm, kryeministri e ka injoruar deri tani kërkimin shkencor. As ky buxhet nuk mbështet talentet në këtë fushë, duke varfëruar në mënyrë dramatike vendin, akoma më keq edhe sesa në kohën e diktaturës. Ndaj, duke vlerësuar se nevojitet një mbështetje urgjente financiare për shkencën, propozojmë një shtesë prej 2 miliardë lekë të fondeve të saj.

SPORTI mbetet tërësisht i nënvlerësuar dhe i pa financuar nga qeveria shqiptare. Duke e parë si një mjet që shërben rinisë shqiptare, e cila është në betejën e përditshme për largimin e saj nga fenomene shkatërruese si konsumi i drogës, krimi ordiner, përfshirja në rrjetet e narkotrafikut, si dhe parazitimi përmes rrjeteve sociale e jeta sedentare, ne propozojmë një shtesë prej 0.5 miliardë lekë në Buxhetin e Shtetit për Sportin.

Në total, shtesa për Buxhetin e arsimit të jetë 6.2 miliardë lekë.
Buxheti 2025 nuk mbështet qytetarët, pensionistët, familjet në nevojë dhe të papunët, arsimin apo shëndetësinë. Ky është buxheti që shërben oligarkëve, përfituesve të tenderave publikë e koncesioneve dhe investitorëve strategjikë. Pjesa më e madhe e tij shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, për t’i çuar paratë në xhepat e klientëve të qeverisë.

Ky është buxheti që lë shqiptarët pa para, pa shërbime shëndetësore dhe pa arsim! Me propozimet tona, ne duam ta kthejmë atë në shërbim të qytetarëve!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :