Heshta gjatë pasi e kisha të pamundur për të kapërcyer traumën për atë ç’ka ndodh në përditshmëri në Shqipëri, por ajo ç’ka ndodhi me 14-vjeçarin Martin Cani i kalon limitet e çdo realiteti.
Për çfarë jeton një prind, që sjell me shumë ëndrra në jetë një fëmijë të cilin e rrit me sakrifica e mund, me një vetëmohim të paimagjinueshëm për t’i siguruar çdo fëmije ëndrrën e madhe që një ditë të jetë i realizuar
Heshtja vjen si pasojë e frikës , dëshirës për të qëndruar brenda zonës së rehatisë me shpresën që në asnjë moment të mos jesh i prekshëm apo i dukshëm ndaj kriminalitetit, presionit dhe banditizmit që prek çdo ditë realitetin Shqiptarë.
Fenomeni që sot mban emrin Martin Cani është rasti i shumë të rinjve. Fillon nga cikli parashkollore deri në gjimnaze e në përditshmërinë e gjithsecilit prej nesh.
Bullizimi, dhuna, kërcënimi, dhuna verbale dhe jo verbale është realiteti në të cilin përballen jo vetëm fëmijët.
Kthej në vëmendje rastin e fëmijës 3-vjeçar që i thyen këmbën në kopsht dhe që të gjithë heshtën, e reagimi qe shumë i pakët. Rasti jo i largët ai i Devollit në mesditën e sotme, ku fëmijët shkojnë me thika në çanta në shkollë.
Ku është shteti sot? Me çfarë po merret që është më me rëndësi se e ardhmja e këtij vendi?
A kemi dështuar si shoqëri? Patjetër që ky është dështimi më i madh i të gjitha kohërave, ndërkohë që neutralizimi i menjëhershëm i situatave sikur asgjë s’ka ndodhur dhe s’po ndodh është pjesë e diktaturave. Ku shkolla vazhdon mësimin të nesërmen sikur ska ndodhur asgjë, ku çerdhja dhe kopshti struken se erdhi nga lart mënyra si duhet të sillen.
Të dorëhiqet Ministrja e Arsimit se asnjë minutë heshtje nuk qe në gjendje të mbajë në parlament, po vazhdonte të gajasej me simotrat e tjera që si bën më asnjë përshtypje për asgjë.
Unë në fakt do kërkoja dorëheqjen e Ramës pasi ai është D’rama më e madhe e këtij realiteti, mjerimi social, ekonomik dhe politik.
U kërkuar probabiliteti i mbylljes së disa prej rrjeteve sociale, po si mund t’i mbyllë Rama këto kur ka qenë vetë promovuesi më i madh i tyre?
Cili është shembulli personal që sjell Z. KM ndaj adoleshentëve sot me fjalorin dhe një zhargon arrogant e bullizues, kërcënues e fyes ndaj kujtdo që i del kundra?
A i keni parë ndër vite çfarë shembulli jep për qytetarët e këtij vendi një njeri që në vend të paqes gjithmonë ka promovuar dhunën?
Ju ftoj t’i shihni, që nga mënyra si ushqehet, e deri tek si shprehet në parlament,se mesa mora vesh nesër është dhe dita e Alfabetit dhe kohët e fundit e ka promovuar këtë të fundit në mënyrën më vulgare të mundshme .
Si prind do iu lutesha mjaft më me indiferencën, mjaft më duke u strukur pas frikës.
Nëse nuk reagoni për veten, ju lutem reagoni për fëmijët tuaj!





