Mitsotakis i kthen “reston” Ramës? Kryeministri grek vjen në Himarë më 31 maj

Kyriakos Mitsotakis do të vijë në Shqipëri. Burime të besueshme tregojnë për Newsbomb.al që kryeministri grek ka vendosur të vijë në Himarë në datën 31 maj.

Në një kohë kur e gjithë Greqia dhe Diaspora po flasin për takimin e Edi Ramës në Athinë, Mitsotakis me sa duket ka vendosur të kthejë “reston”.

Të njëjtat burime tregojnë se i pari i qeverisë greke e ka përcaktuar në agjendë takimin e tij në Himarë në fund të këtij muaji.

Vizita në Himarë vjen teksa Mitostakis ka vendosur në listën e partisë “Demokracia e re”, kandidat për eurodeputet, Fredi Belerin, i cili prej një viti ndodhet në qeli.

Në vijim priten detaje të reja rreth takimit në Himarë, qyteti që “vlon” pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Kujtojmë që takimi i Edi Ramës në pallatin e sportit në “Galatsi” ishte kryefjalë e gjithë mediave greke, ku morën pjesë shqiptarë nga e gjithë Diaspora.

Shumë politikanë grekë e quajtën si provokim takimin e Ramës në Athinë më 12 Maj, pasi përkonte me 1 vjetorin e arrestimi të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :