Një ditë pasi u lirua nga amnistia vodhi një automjet, arrestohet autori

Nuk zgjati më shumë se 24 orë liria e 35 vjecarit Ardian Isufi, I liruar ditën e djeshme me amnisti nga burgu i Drenovës.

35 vjeçari I akuzuar për vjedhjen e një mjeti pak minuta pasi ka lënë qelitë është arrestuar nga policia e Tiranës rreth 19:30 sapo ka zbritur nga një fugon i linjës Korçë – Tiranë.

Nuk dihet fati i mjetit por ka shumë gjasa që ish i burgosuri për vjedhje ta ketë shitur në serviset e Pogradecit.

Burime thanë se pas arrestimit nga blutë e kryeqytetit këta të fundit po e sjellin në komisariatin e Korçës për ta marrë ne pyetje për ngjarjen e një ditë më parë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :