Digjet banesa në Shkodër, humb jetën i zoti i shtëpisë

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Zogaj” të Shkodrës.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa mësohet se në brenda në banesë kanë qënë një cift (burrë e grua), pronarë të shtëpisë.

Nga flakët ka humbur jetën 52 vjeçari Jakup Çotaj, ndërsa gruaja ka arritur të shpëtojë pa lëndime.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :