9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos

9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos

Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa përfaqësuese të familjeve të komunitetit rom në Nishtullë protestuan për moskalimin e bonusit të strehimit, të cilin, sipas tyre, nuk e kanë përfituar prej 9 muajsh.

Sipas banorëve, vonesat në pagesën e bonusit dhe premtimet e pambajtura për afatet e kalimit të fondeve i kanë vënë në vështirësi serioze përballë qiradhënësve, duke rrezikuar të mbeten pa strehim.

Në listën e përfituesve të bonusit të strehimit, që mbulon 50% të qirasë nga bashkia, përfshihen rreth 250 persona nga komunitetet rom dhe egjiptian. Në total, lista e përfituesve përmban 412 persona, ndërsa pagesat dukshëm nuk janë kryer.

Pas protestës, raportohet se Bashkia e Emirjana Sakos, ka deklaruar se, në ditët në vijim do të kryhen pagesat për familjet përfituese, ndërsa mbetet për tu parë sa do të mbahet ky premtim.

Share it :