6 vite pa Teatrin Kombëtar/ Çela: Intelektualët ndryshuan qëndrim pas takimeve me kryeministrin

6 vite pa Teatrin Kombëtar/ Çela: Intelektualët ndryshuan qëndrim pas takimeve me kryeministrin

Kreu i PD, Dega Pogradec, Gent Çela, ka mbajtur fjalën e tij në foltoren që zhvillojnë demokratët çdo të hënë përpara Kryeministrisë.

Çela theksoi se në gjashtë vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, një ngjarje e përshkruar si “përvjetor i zi” për kryeqytetin, qeveria luajti rolin e saj në atë që cilësohet si shpërfytyrim i elitës intelektuale të vendit.

Sipas Çelës, shembja e teatrit ekspozoi një fenomen shqetësues: ndryshimin e papritur të qëndrimit nga disa intelektualë dhe artistë, të cilët më parë kishin qenë zëra aktivë në mbrojtje të kauzës.

Ky ndryshim drastik, erdhi menjëherë pas takimeve të tyre me kryeministrin, ministra dhe kryetarë bashkish.

Gent Çela: T’u dërgojmë një përshëndetje të zjarrtë vëllezërve tanë, studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë aktualisht duke protestuar për të drejtat e tyre, për të lexuar, shkruar, mësuar në gjuhën tonë amtare shqip.

Dje, në historinë e kryeqytetit ishte në fakt një përvjetor i zi. Ishte një përvjetor që nuk duhet harruar dhe ishte gjashtë vjetori i prishjes së teatrit tonë kombëtar. U shemb në kohë pandemie, në kohë karantine, natën, tempulli i kulturës tonë kombëtare, Teatri Kombëtar. Me polici të armatosur deri në dhëmb, për të larguar ata pak protestues që qëndronin aty në mënyrë heroike si qëndrestarë të vërtetë. Them pak protestues dhe ky është, thelbi me të cilin dua të flas, sepse me shembjen e teatrit tonë kombëtar u shembën para nesh, fatkeqësisht, edhe ikonat të cilat i kishim admiruar dhe në fakt vazhdojmë t’i admirojmë, parë nga kinematografia dhe ajo skenë magjike e teatrit kombëtar. U shemb një tempull dhe bashkë me tempullin fatkeqësisht edhe disa intelektualë të cilët çuditërisht i ndërronin qëndrimet e tyre mbi kauzën e teatrit kombëtar pas takimeve me kryeministrin, me ministra përkatës, me kryetarë bashkisë, për të cilët fatkeqësisht janë gati të bëjnë edhe pjesën e mbetur të burgut. Intelektualë që fatkeqësisht në këtë vend, me këtë regjim, ne e dimë që me këtë fuqi ekonomike mafioze, ky regjim është i gatshëm të shtojë ushtrinë e patronazhistëve në çdo kënd të Shqipërisë, por nuk e dinim deri atëherë që është i gatshëm të shpërfytyrojë, të keqpërdorë edhe ikonat tona aq të çmuara, në fakt.

Share it :