6 incidentet me armë që kanë gjakosur botën e futbollit

Rene Osei KofiMë poshtë kemi renditur 6 incidentet me armë që kanë bërë histori në botën e futbollit. Shumë prej tyre nuk kanë qenë të lidhura me botën e futbollit, ndërsa disa të tjerë kanë ardhur si pasojë e asaj çfarë ka ndodhur në tapetin e blertë

 

 

Andres Eskobar

Mbrojtësi kolumbian është ekzekutuar në qytetin e tij të lindjes Medelin pas kthimit nga Kupa e Botës SHBA 1994. Autogoli që bëri pikërisht në ndeshjen me SHBA-në i kushtoi eliminimin kombëtares kolumbiane. Por “ndëshkimi me 12 plumba që i bënë baronët e drogës që humbën një sasi të jashtëzakonshme parash pas eliminimit të skuadrës në fazën e grupeve, i kushtoi jetën 27-vjeçarit, i cili pritej të martohej. Eskobari vazhdon ende sot e kësaj dite të kujtohet nga tifozët e ish-klubit të tij Atletiko Nacional.

 

Rene Osei Kofi

Jo shumë kohë pasi firmosi një kontratë me gjigantët e futbollit holandez Ajaksin, Kofi u huazua tek Almere Siti, një klub që më vonë do ta përjashtonte ganezin. Gjatë një zënke me shokun e skuadrës Kristian Gandu në dhomat e zhveshjes në vitin 2010, Kofi doli i irrituar për t’u kthyer me një pistoletë të mbushur. Ai qëlloi mbi Gandun duke i dhënë fund karrierës si futbollist.

 

Salvador Kabanas

I qëlluar me plumb në kokë nga një snajper në Meksiko Siti në janar të 2010-ës sulmuesi paraguaian shpëtoi mrekullisht për të rrëfyer historinë e tij. Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë zbardhur as sot e kësaj dite, ndërkohë që gruaja e tij pretendon se ai u qëllua teksa u përpoq të ndalonte një vjedhje. Të tjera lajme kontradiktore flasin për një plan ekzekutimi nga kartelat e drogës. Që prej atëhere ai ka humbur pjesërisht kujtesën, megjithatë bomberi 30-vjeçar po lufton ende për t’u kthyer në fushë.

 

Luçiano Re Çekoni

Mesfushori kampion, së bashku me shokun e tij tek klubi i Lacios, Piero Gedin, tentoi të vidhte një dyqan bizhuterish të një shoku jashtë qytetit të Romës në vitin 1977. Pronari i zuri në befasi e ndërsa Gedini ngriti duart lart për t’u dorëzuar, Re Çekoni u përpoq të nxirrte armën duke vendosur përfundimisht fatin e tij, Bruno Tabikini hapi zjarr. Re Çekoni vdiq, ndërsa fjalët e tij të fundit ishin: “Është thjesht një shaka”.

 

Haidar Kazem

Është normale që çdo tifoz do të donte ta shuante atë buzëqeshje të tij pas golit që i shënoi skuadrës kundërshtare, por që do ta qëllonin për vdekje askush nuk e kishte imagjinuar. Futbollisti nga Iraku ishte duke festuar golin në kampionatin vendës, ndërkohë që tifozi i çmendur i drejtoi pistoletën dhe e qëlloi me plumb në kokë. Kazemi vdiq gjatë rrugës për në spital.

 

Kombëtarja e Togos

Ndërsa udhëtonte drejt provincës së Kabindës duke iu drejtuar qytetit ku do të luante ndeshjet e Kupës së Afrikës një vit më parë, përfaqësuesja e Togos u vu në shënjestër nga një grup terroristësh separatistë në një tragjedi që tronditi kontinentin. Shoferi i autobusit së bashku me zv.trajnerin Abalo Amelete dhe shefin e medies, Stanislas Oklo mbetën të vdekur në vend dhe dhjetëra lojtarë u plagosën, përfshirë edhe portierin Obidale, karriera e të cilit përfundoi pas 2 plumbave që e prekën në qafë.

Marrë nga “Daily Mail”

 

Share it :