6 fjalë që mund t’ju cojnë në burg

Në vende të ndryshme të botës, një fjalë e vetme mund të jetë e mjaftueshme për të përfunduar në pranga.

 

Britanikja “The Independent” sjell disa prej fjalëve që në shtete të caktuara mund të bëjnë që të shkoni në burg.

 

Ok – Një grua në Tailandë u arrestua sepse iu përgjigjë policit me fjalën “ja”, që do të thotë “Kuptoj/

Në rregull”. Patnaree Chankij shkruajti për episodin në fjalë në Facebook, ndërsa kritikoi regjimin.

 

Sharjet – Sharjet në ambiente publike mund t’ju fusin në telashe nëse iu rastis të shkoni në qytetin New Bern, në Karolinën e Veriut. Në 2013 – ën, Wesley Force, për shau me zë të lartë në një dyqan dhe kjo mjaftoi që të arrestohej nga policia.

 

Derr – Vitin e shkuar, oficerët e policisë në Kendal, Cumbria arrestuan një burrë të shurdhër pasi përdori gjuhën e shenjave për t’i quajtur ata “derr”.

 

I plakur – Në Tetor të 2015 – ës, James Mwaya nga Zimbabwe u arrestua dhe u la në burg për dy ditë, pasi e quajti Presidentin Mugabe “të plakur”.

 

Bingo – Herën e fundit që dy persona thërritën në mes të turmës “Bingo” në një sallë bingoje në Covington, Kentucky shkaktuan një kaos të vërtetë dhe përveçse u arrestuan, ata paguan edhe një gjobë të mirë. Në këto ambiente, ata që luajnë janë shumë të ndjeshën ndaj fjalëve të tilla.

 

Bombë – Në Malajzi është e jashtëligjshme të bërtasësh fjalën ‘bombë’ në aeroport, për arsye mëse të qarta. Vetëm vitin e shkuar policia raportohet të ketë arrestuar të paktën 15 veta në aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpur

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :