Artan Koçi
t
Kreu i opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë pasdites së djeshme me elektoratin e Bashkisë Kuçovë për prezantimin e programit të kandidatit të PD-së, z. Myslim Haxhi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar kandidatin për kryebashkiak të Kuçovës, Myslim Haxhi. Basha iu drejtua mazhorancës së majtë të mos guxojë të prekë votën e popullit në 21 qershor. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, u ka bërë thirrje banorëve të Kuçovës të përkrahin kandidatin e APPD-së, z. Myslim Haxhi. “Me Myslimin Kuçova do të gjejë ritmin e duhur të investimeve, uljen e taksave si dhe të punësimit”, – është shprehur z. Basha, ndërsa ka theksuar se bëhet fjalë për një nga qytetet e vetme ne rang kombëtar ku taksat vendore janë të paktën tre herë më të larta se kryeqyteti. Më tej, Basha ka përmendur prioritetet dhe pikat më të forta të programit të kandidatit Haxhi, siç janë punësimi i qytetarëve, zhvillimi i bujqësisë, projektet për infrastrukturën rrugore, projektet për ujësjellësin dhe kanalizimet, ato mjedisore, për arsimin për shëndetësinë për kulturë e sport etj, duke thënë se bëhet fjalë për një program real në ndihmë të banorëve të bashkisë Kuçovë. “Barkmajmurit e qeverisë nuk stepen para askujt, por kanë të njëjtin qëllim, zhvatjen dhe varfërimin e popullit. Për këtë arsye, ne nuk mund të lejojmë kurrsesi që të mashtrohemi përsëri”, – është shprehur Basha. Sakaq, duke u bërë thirrje të majtëve e të djathtëve, kreu i opozitës ka deklaruar se oferta kombëtare e PD-së synon uljen e taksave, faljen e kamatëvonesave, uljen e çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës dhe uljen e TVSH-së për produktet e shportës. Nga ana e tij, kandidati i APPD-së për Bashkinë Kuçovë. Z. Myslim Haxhi përpara të pranishmëve ka folur për programin e tij, duke cituar pikat më kyçe. Sipas z. Haxhiu, tërheqja e investitorëve vendas dhe të huaj, nxitja e agroindustrisë me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës, ulja e taksave dhe tarifave lokale deri në 50% për bizneset dhe familjarët, krijimi i lehtësirave të bizneseve për të punësuar të rinjtë, zgjidhja e tarifave dhe taksave për tregun ambulant të qytetit si dhe transparencë e barazi punësimi për çdo qytetar janë disa nga problematikat që vijon të mbajnë ende peng komunitetin e Kuçovës.




