5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, mes tyre Arta Marku

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, mes tyre Arta Marku

Pesë kandidatë kanë aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Bëhet fjalë për Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika, prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës; prokurorja e Tiranës Rovena Bozo; si dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.

Po ashtu, Kreshnik Ajazi, Kryeprokurori i Elbasanit dorezoi dokumentet, por u tërhoq.

Afati i fundit për aplikimet ishte data 1 gusht, por duke qenë se ishte e shtunë, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë priten aplikime edhe sot.

Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela.

Share it :