21 ditë revoltë/ Studentët para Kryeministrisë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, policia nis presionet: Largohuni nga rruga

21 ditë revoltë/ Studentët para Kryeministrisë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, policia nis presionet: Largohuni nga rruga

Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe Policisë së Shtetit.

“Rama në burg”, “Policia e krimit” dhe “Turp, turp” janë disa nga sloganet që kanë brohoritur të rinjtë, të cilët janë shfaqur me flamuj kombëtarë kuq e zi.

Ata kërkojnë në ditën e 21 të revoltës, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama para godinës së qeverisë.

Pas thirrjes së studentëve, Policia ka nisur presionet kundër tyre, duke u bërë thirrje që të lirojnë rrugën, në të kundërt do të përballen me ndjekje penale.

Protesta e sotme vjen pas një lëvizjeje të studentëve që prej orëve të mëngjesit, kur grupe të rinjsh u futën në disa fakultete, përfshirë Drejtësinë, Shkencat e Natyrës dhe Mjekësinë, ku bënë thirrje për bojkot të mësimit.

Kolegët e tyre iu bashkuan kësaj thirrjeje, ndërsa më pas studentët dolën në rrugë dhe u drejtuan drejt Kryeministrisë.

Share it :