17 maj 2020, dita e tradhëtisë së madhe…
Nga Adriana Kalaja/
Në Tiranën, të vetmin Kryeqytet në botë pa Teatër, akoma nuk është shpërndarë pluhuri që prodhuan eskavatorët e yzmeqarëve, dhuna e banditëve dhe tradhëtia e “artistëve”.
Gjashtë pa Teatër.
Gjashtë vite plot, në Tiranën pa Teatër, por me kllounë aktorë.
Gjashtë vite plot, në Tiranën pa Teatër, por vetëm me një “skenë” e vetëm me One Man Show, që nuk u bë kurrë artist.
Gjashte vite nga dita kur, barbarët e shqyen atë Godinë që mbarte në brenda:
Historinë;
Identitetin;
Trashëgiminë Kulturore.
Atë që Tiranës nuk i’a bëri as pushtuesi e as diktatura, i’a bënë, barbarët rilindas.
Por ata nuk ishin vetëm.
Si kudo në fakt, kur skllevërit, përpara lirisë, zgjedhin të vijojnë të zvarriten e t’u shërbejnë padronëve të tyre.
Më poshtë është lista e atyre që firmosën shembjen e Teatrit Kombëtar.
Lista e turpit që, duam apo nuk duam, do mbetet në memorjen tonë dhe në “klithmat” që do vijojmë t’i kemi në mëndje, përjetësisht.
Ndaj,
Përbuzini këta tradhëtarë.
Neveritini në ekstrem.
Refuzoni shfaqjet e tyre bosh, përsa kohë që nuk e duan artin, e as Teatrin.
Rasti i fundit i atij që kryeson dhe listën, tregon se kur shet dinjitetin dhe integritetin, nuk mund të zotërosh profesionin.
Do ju bëja thirrje t’i pështynit, por e di se nuk do i gjeni dot fytyrën.
Përpos këtyre që shiten e blihen,
Ne nuk tërhiqemi.
Ky është shembulli i artistëve që nuk devijuan, pavarësisht pasojave.
Nga Mehdi Malka te Edmond Budina.
Nga Neritan Liçaj te Adriana Tolka e Juli Emiri.
Nga Bepi Shundi, Robert Budina, e shumë e shumë të tjerë.
Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë dhënë prova se i shkojnë Kauzave deri në fund.
Barbarët shembën Godinat, por jo Teatrin Kombëtar, madhështia e të cilit, do i zërë brenda, ata që e tradhëtuan.
Herët a vonë….
Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.
PS: Për koençidensë, sot është edhe 9 vjetori i ditës së tradhëtisë së madhe të Lulzimit ndaj demokratëve dhe opozitës, si sipar i tradhëtisë që i bëri Kauzës së Teatrit.




