Kush i shërbeu Veliajt në burgun e Durrësit?/ Publikohen 5 faqe të tjera përgjimesh


Vijon publikimi i përgjimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

Në dosjen hetimore del qartë si mediat janë vënë nën shërbim Veliajt ku kërkon që të mbahet lart presioni dhe të fushata mediatike të vijojë fuqishëm.

Po ashtu tregohet se si Mero Baze, Carlo Bollinon, Top Channel janë vënë në shërbim të tij. 

Fq 74

Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbër  Veliaj dhe e pyet nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës Tema apo Shqiptarja gjë për të cilën Arbri përgjigjet po.

2-Në orën 13:02, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilin e pyet nëse e ka dorëzuar postimin e tij, për shkak se do ta shohë të publikuar në Lajme. Arbër Veliaj i tregon se po pret akoma, ndërsa Erioni i kërkon Arbrit tu dërgojë një Reminder.

3-Në orën 13:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i tregon se ka shkruajtur një status me Arbrin dhe i kërkon të pyesë Renaton ose Maznikun ku të kapin lajmet e orës 15:00, pasi kërkon ta mbajë të gjithë frymën gjallë, duke nënkuptuar fushatën e madhe mediatike. I kërkon që t’i inkurajojë pak, pasi e di që shkrimet e tij shkojnë te Redaktori.

4-Në orën 18:36, ErionVeliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbëri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbëri i kërkon Erjonit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që mos të vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të “pyetje-përgjigje” Arbëri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë.

5-Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për te emisioni që do të shfaqet sot dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.

6- ErionVeliajt i kërkon Arbër Veliajt që të vazhdojë fushata mediatike, duke bërë lajme të posaçme të orientuara prej tij. Erion Veliaj i kërkon që të pyesë nëse duhen botuar shkrimet që i ka dërguar sot, si dhe i kërkon që të bëhen lajme (bëni lajme tashi).Po kështu, Erion Veliaj e pyet edhe për statusin në rrjetet sociale të cilin kërkon që të publikohet brenda orës 12:00, për të cilin Arbri i tregon se “tani po del”. 

Image

Përgjimet në faqen 75

1-Erion Veliaj bisedon me Ajolën, kërkon që avokatët të dalin publikisht në një deklaratë se betejën e tij po e bën vetëm me pusulla. Ai i kërkon Ajolës që Maks Haxhia të dalë nesër në deklaratë.

2-Veliaj bisedon me Arbrin të cilit i kërkon të bisedojë me Fugën dhe tu bëjë të ditur që gjendja psikologjike e Veliajt në paraburgim nuk është e mirë dhe se duhet të angazhohen sikur të jetë goditja e fundit (everything you got-this shot). Arbër Veliaj i tregon se ka biseduar dhe ua ka bërë të qartë. Në vijim, Erion kërkon që Fuga dhe Arbëri të merren fuqishëm se “kjo është java”. Në bisedë, Erion Veliaj i tregon se “anëtarët e asaj gjëse që firmosa sot duhet të anazhohen se ata janë dhjetë vetë, dhe secili duhet të merret me secilin, duke i kërkuar që të bëhet një fushatë e madhe mediatike, pasi është një betejë që dikush duhet ta bëje për të.

3-Në orën 19:09, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që t’i thotë Ermirit që t’i dërgojë atij në paraburgim një kopje të ankesës të bërë në ILD dhe KLP, pasi do të përdorë në postimet në rrjete sociale.Këto dokumenta i kërkon për shkak se do të dalin në lajme, dhe postimet e tij nuk i sheh të plota. Në kërkesën e bërë nga Ajola Xoxa nëse i duhet diçka tjetër, Erioni i kërkon që t’i sjellë shkrimin e Meros ose t’ia lexojë nëse është botuar.

4-Data 01.03.2025. Në orën 20:16, Erion Veliaj pyet vëllain e tij, Arbrin, nëse ka folur me të gjithë ata që i kishte lënë porosi,pasi java tjetër do të jetë “javë sulmi” (java e Apelit),duke i thënë se do të vazhdojë ende betejën publike, që nënkupton fushatën e tij mediatike. Arbri i thotë patjetër që po dhe se Media ka qenë shumë e angazhuar shumë fort.

5-Në datën 2 Mars në orën 12:32, Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën shprehet se ndihet pak i mërzitur, se u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. Më pas,i thotë se po pret që të dalë data (nënkupton të Apelit) që të orientohet.

Image

Përgjimet në faqen 76

1-Veliaj flet me vëllain e tij Arbër Veliajn i cili e këshillon të mos hskojë në seancën gjyqësore për të mos dhënë shfaqje lart e poshtë. Veliaj thotë ta mendojë me të tjerët dhe të konsultohet dhe me redaktorin.

2-Veliaj flet me Ajolën, i kërkon të dijë për përballjen mes Etjen Xhafajt dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me deklaratat kundër SPAK.

3-Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën, dhe duhet të marrë një përgjigje për këtë.

4-Në datën 03.03.2025 në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre,ndërhyn Arbëri.Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve,numrin e së cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër,por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erjoni i thotë nëse po merren me “gjërat” apo e kanë harruar fare.Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren.Erion Veliaj i kërkon Arbërit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nën kuptuar fushatën mediatike).

Image

Përgjimet në faqen 77

1-Veliaj i kërkon Arbrit që të sponsorizojë shkrimet kundër SPAK dhe prokurorëve.

2-Veliaj i kërkon Arbrit të flasë me Albin dhe Visin që beteja të bëhet çdo ditë dhe se beteja mediatike nuk duhet të lëshohet javën e fundit se një jetë ka.

3-Veliaj flet me Arbrin kërkon të dijë pse nuk ka dalë artikull të Top Channel për të, ai i përgjigjet për neglizhencë.

4-Veliaj bisedon me vëllain dhe i thotë se i duhet me patjetër mbështetja e redaktorit dhe duhet të jetë On pasi ka dalë data e Apelit në 11 Mars.

5-Arbër Veliaj i thotë se ka mbyllur marrëveshjen me amerikanët.

6-Në datën 6 Mars Veliaj flet me Ajolën dhe i kërkon të flasë me Carlo Bollinon nëse i ka marrë përgjigjet e emisionit që do të zhvillohet në median e tij.

7- Arbër Veliaj e vë në dijeni për konferencën e avokatëve me gazetarët. Veliaj i përcakton dhe cilët gazetarë të televizioneve duhet të jenë të pranishëm në konferencën me avokatët, duke përmendur Top Channel, Report Tv, Tema.

8- Veliaj flet me Ajolën dhe i tregon se intervista e tij po bëhet gati me inteligjencë artificiale, duke iu referuar intervistës te Report Tv.

Image

Përgjimet në faqen 78

Image

1-Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e “Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

 2- Veliaj insiston me shpërndarjen e intervistës te Report Tv, kërkon ta lidhë me Temën dhe gazetën Dita që t’i japin vëmendje se Shqiptarja do e bëjë patjetër.

3-Veliaj kërkon që amerikanët të vihen në dijeni në mënyrë sistematike për atë që po ndodh.

4-Veliaj i kërkon Arbrit të mbajë lart presingun se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që dhe katër ditë kemi, three days of Freedom. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat.

5-Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji këtyre që ta shpërndajne sa më shumë edhe ta mbajnë presionin se këto kater ditë janë vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë pas zgjedhjeve.” “Kshu që është “vital”. Këto katër ditë janë vendimiare.”

6-Inskenimi i Veliajt me 2 milionë euroshin , kërkon këshillë nga Mero./ CNA

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news