1-vjetori i rënies së ushtarakëve Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj, Meta: I përjetshëm kujtimi i tyre!

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot, në një vjetorin e rënies në krye të detyrës, Majorin Klodian Tanushi dhe Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj. Dy ushtarakët humbën jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

“Në një vjetorin e rënies në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, nderojmë sot me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën sublime, kontributet e çmuara, patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj. Rënia e tyre në krye të detyrës, është dëshmi e lavdishme e përkushtimit dhe sakrificës të Forcave tona të Armatosura në çdo angazhim dhe mision të NATO-s, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre. I përjetshëm kujtimi i tyre!”,- shkruan Presidenti Meta në një mesazh në Facebook.

Fotografia e Ilir Meta
🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :