Gjykata Kushtetuese vendos të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave dhe të Këshillit Kombëtar të Territorit të marrë më 22 gusht të 2014-ës i cili parashikonte pezullimin e dhënies së lejeve të ndërtimit deri në konstituimin e organeve të reja të pushtetit lokal, të cilat do dalin nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Vendimi i marrë me 7 vota pro dhe dy kundër nga Kushtetuesje duket se nuk do të ketë asnjë “vlerë”, pasi vetë afati i vendimmarrjes së mëparshme të KKT-së skadonte thuajse dy javë nga dite e sotme.
Sipas vendimit të marrë thuajse një vit më parë nga KKT e drejtuar nga kryeministri Rama do të ndaloheshin kryebashkiakët që të jepnin leje ndërtimi deri pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Ndërsa Kushtetuesja e mori vendimin për këtë çështje vetëm në 16 qershor dhe e zbardhi…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.




