Zjarri në Martanesh/ Rrezikohen banesat dhe minierat, evakuohen familjet

Zjarri në Martanesh tanimë ka marrë përmasa shqetësuese duke rrezikuar banesat dhe minierat afër. Forca të shumta zjarrfikëse dhe minatorët janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët, por terreni i vështirë e bën të pamundur një gjë të tillë.

Prej tre ditësh flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e shkurre.

Deri më tani janë evakuuar 6 familje që banesat e tyre rrezikohen seriozisht nga zjarri.

Share it :