Zhupa: Në Parkun e Drilonit po ndërtohen hotele, UNESCO ka kërkuar të ndërpriten punimet menjëherë

Ligji për zonat e mbrojtura, i miratuar më forcën e kartonave nga Rilindja e Edi Ramës, betonizon zonat pranë liqenit të Ohrit dhe Drilonit. Kështu u shpreh nga Pogradeci deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ka nisur një tur takimesh për të kundërshtuar ndryshimet, që i hapin rrugën ndërtimeve dhe betonizimit të atyre që konsiderohen si zona të mbrojtura.

Zhupa solli në vëmendje reagimin e UNESCO, që ka kërkuar menjëherë të ndërpriten punimet në parkun e Drilonit që po kryhen nga AADF-ja, por Qeveria Rama hesht

“Ne zgjodhëm Pogradecin në turin që kam nisur për të kundërshtuar ligjin e zonave të mbrojtura sepse ka një dëm të drejtpërdrejtë, që ndodh në zonën e Pogradecit.

Siç e dini, lidhet me Liqenin e Ohrit dhe me Parkun Kombëtar të Drilonit. Të dyja këto zona preken nga ligji i zonave të mbrojtura, preken nga betonizimi, preken nga procesi i ndërtimit.

Aktualisht UNESCO ka reaguar për Parkun e Drilonit, duke kërkuar që të ndalen menjëherë punimet që po kryhen nga AADF-ja, duke ndërtuar aty parkingje nëntokësore apo hotele dhe kjo ka rënë në një vesh të shurdhër të qeverisë shqiptare. Me hapjen e derës së këtij ligji do kenë mundësi të ndërtojnë në çdo cep të Pogradecit, pranë Liqenit të Ohrit dhe në Drilon e Tushemisht”, tha Zhupa.

Deputetja demokrate tha se turi i takimeve do të vijojë në të gjitha qytetet, nga Qarku i Shkodrës dhe më pas në Fier, pasi ky ligj nuk ka të bëjë me ndarjet partiake, por me betonizimin e hapësirave që përfshihen në zonat e mbrojtura.

Zhupa tha se kjo ccështje nuk ka lidhje me qëndrimet politike, por me një ccështje që prek të gjithë qytetarët.

“Ne po kërkojmë zbatimin e Kushtetutës dhe nëse nuk zbatohet Kushtetuta për të drejta si pjesëmarrja në komisione hetimore apo Komisioni Zgjedhor, ne nuk kemi pritshmëri që ata të respektojnë Kushtetutën, kur bëhet fjalë për zonat e mbrojtura”, tha Zhupa.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :