Nuk kuptohet çfarë po bëhet kështu?
Funksionarë dhe diplomatë të BE-së na thonë me muaj të tërë se Shqipëria tashti i ka të gjitha letrat në rregull dhe do të pranohet si vend kandidat për në BE.
Politikanët shqiptarë, entuziastë se statusi i ri do të merrej, kur flluska plas dhe disa vende as dëgjojnë nga ai vesh.
Kemi ne informacion për vendimmarrjen në BE apo jo?
Kemi ne analiza realiste për mundësitë tona për afrimin me BE-në apo jo?
Kemi ne analiza gjeostrategjike mbi matjen e efektivitetit të politikës sonë të jashtme apo jo?
U bënë vite që po zvarritemi…
Fryhemi e fryhemi, debatojmë, bëhemi gati dhe në fund… fup… një “Jo” krejt jashtë vlerësimeve paraprake zyrtare që na janë ofruar dhe vendi mbetet përsëri jashtë dinamikave evropiane.
A ka seriozitet apo jo në komunikimin politik?
Nuk them as se e meritojmë, as se nuk e meritojmë, më shumë them jo sesa po, por sidoqoftë më duket se marrëdhënia ka filluar të bëhet problematike.
Pse na japin shpresa kot disa zyrtarë të Bashkimit kur vendimmarrja as nuk është e tyre, as ata vetë nuk qenkan në brendësi të vendimmarrjes.
Flasin kot?
Promovojnë thjesht karrierën e tyre?
E kanë taktikë për t’i ofruar gomarit karrotën, sepse përndryshe ai zbythet edhe më keq.
Një gjë duket mirë, qartë, dhe thënë troç:
as ne nuk përmbushim kritere evropiane me këtë kushtetutë që kemi, pra dhe me institucionet përkatëse dhe sjelljen përkatëse të politikës (kemi model ekonomik, politik dhe kulturor të dështuar, ka shterur fuqitë, po degradon), as Evropa nuk është gati të zgjerohet këtej nga ne për arsye fetare, kulturore dhe ekonomike e sociale, as situata gjeopolitike e rajonit nuk është fare stabël pavarësisht fjalëve të bukura që nuk mashtrojnë njeri, as ekuilibrat e fuqive të mëdha nuk janë të favorshëm aktualisht që shqiptarët të bëhen pjesë e Evropës.
Ja katër faktorët që pengojnë.
Kjo është këmbana që mungon, të tjerët shpjegojnë me arsye të tjera se përse nuk bie këmbana. Të tjerat nuk janë veçse ngopje me lugë të zbrazët. Do të arsyetojmë si duhet apo do të bëjmë propagandë? Jetojmë të izoluar si pesëqind vjet më parë.
Sa keq që qëndrojmë larg Evropës.
Belinda Little Ne nje artikull te para 2 diteve ne Euobserver, ku shprehej nje opinion I nje gazetareje angleze, ne mos gaboj, thuhej qe kishim dy vende qe kundershtonin hapur per marrjen e statusit. Ato jane Anglia dhe Hollanda. Duke qene se vendimi meret nga Keshilli Europian, qofte njeri te veri veton, statusi nuk meret. Por jo vetem kaq sepse te pakten keta dy vende dalin hapur, por ne kemi armiqt tane te perhershem komshinj qe ushtrojn presion te vazhdueshem duke bere lobby qe te mos e marim statusin. Por nuk mund te them edhe qe ne kemi arritur standartet institucionale e kushtetuese siç e tha profesori me siper per ta marre statusin. Mund te them qe statusin kandidate do ta marim, por si gjithmon kur zgjerimi te jete serisht ne krye te axhendes. Tani per tani nuk eshte. Kroacia u fut pas plot 10 vjeteve qe kishte marre statusin. E kishte per tu bere anetare qe ne 2009 dhe hyri kete vit. Arsyeja e voneses??? Sepse atehere vendosen shefat. I kishte plotesuar kushtet Kroacia. Pastaj lereni ate muhabetin e Amerikes sepse nuk eshte ajo qe vendos fatin tone. Madje po te dini aktualitetin, Angela Merkelit nuk I pelqen te pergjohet edhe ne shtepi nga Obama. Shqiperia nuk eshte ne axhenden e Obames fatkeqsisht. I sherbenim vetem si kosh armesh kimike.
Ferdinant Tola O PROFESOR MEGJITHE RRESPEKTIN QE KAM ME DUHET TA THEM TROC: E KANE DHE TE TJERE PARA MEJE, EUROPA ESHTE KURVE
Ylli Lalo Kam dy dite qe i vij verdalle nje “thirrjeje“ optimiste, mobilizuese, vleresuese per te rinjte, por me dilte si paternalist, si keshilltar, por une nuk e desha nje gje te tille, ndaje nuk e kam hedhur. Muaj perpara e kam bere disi, mu duk vetja si gjysh dhe nuke bera me. Por jam i sigurt se ata po vijne. Profesor, kam patur fatin te punoje me njerez, kryesisht me te rinj. energjia e tyre eshte e papare, ata nuk njohin kontekste, jane te lire, te paprekshem dhe te pandjeshem nga kontekstet. Nje energji kolosale, shnderruese. Me pak…..nuk e them… dhe ata jane e ardhmja reale e kerkuar.
Ilirjan Buxhaku Tamam Pirro me ty jam. Me teper nuk e merritojme. Mjaftone qe jemi krenare pune e madhe per te tjerat se vjen here apo svjen……
Anna Shara e shoh qe doni pergjigjen nga ne, po Kreshnik Spahiu doli ne protest per jo status, duhet te dalim te gjith ne protest, e jo ta lem ate fyellin, ai nuk e donte statusin dhe e bllokoi prap.
Ardian Roshi Meqenese nuk na duan, atehere le te bejme nje kerkese qe te bashkohemi me USA ne vend te USE. Alaska, dhe Hawaii larg jane,por bejne pjese ne kete union.
Ina Kume Diskutim interesant
Riza Sina Ja e morem statusin Europa s`po rregullon dot Greqine qe e ka brenda e ojo me ne Europa e Bashkuar deshtoi pa u lindur
Artenis Zhuri Nuk e kuptoj emertimin EUROPE ne fakt nuk ka kuptim termi Europe pa ne,nje europe pa ne eshte nje europe pa zemer….dhe prandaj ata sillen aq keq me ne se ju mungojme ne dhe per shkak t mungeses tone ata nuk jane mr… pse nuk jemi ne pjese e te vetquajturve te bashkuarit europian kur si shtrirje jemi ne zemer te Europes… ata jane ne momente te veshtira ekonomike dhe ti japesh statusin nje vendi qe kerkon te behet pjese e te ribashkuarve te EUROPES do te thote ne radh te pare ti pergatitesh ata per te qene te denje,do te thote tju japesh ose ne rastin tone te na japin para kesh ku ne forme ndihme dhe ku ne forme kredije?po a kan ata para qe te na japin ne…?un them se i kane ato aq pak sa na duhen ne per te shku aty ku ata duan….po ateher cdreqin kane?thone qe nuk jemi gati dhe nuk kemi plotesuar kushtet….po kto kushte valle i plutesoi Rumania,Bulliaria qe jo vetem qe kan mar statusin po jan edhe pjese e te bashkuarve europian,un mendoj se jo,po kto shtete ju kan krijuar pershtypjen se ata ishin ne gjendje tju kthenin parate qe mund tju mernin dhe me sa duket nuk kan gabuar perderisa nuk po ankohen per ta….ose nuk ankohen per ta se ju ka zen rota bishtin po thjesh thon nen ze kujdes mos i bejm gropen vetes dhe te bejme te njejten gje me myslimanet shqiptar se ateher nuk duhet tja falim vetes
Altin Saliaj Opo nuk e do njeri kukarain sot jo..
Arjan Huta…per mendimin tim profesor qendron arsyeja e fundit,nuk shpjegohet ndryshe futja e Greqis duke fallcifikuar shifrat ekonomike,skandalet e korupsionit nga politikanet.Mos vall vendet e tjera te Europes e kan zero korupsionin
Usy Bezhani Jo! Nuk mundem dhe nuk dua
te pranoj qe ne jemi nje popull i mefshte, qe nuk duam njeri – tjetrin, qe jemi te pazhvilluar e te prapambetur! Nuk jam dakort me ata qe mbrojne kete teze. Mendoj se nuk dallojme si grup por si individe, qe do te thote qe dikush ben vertet nje pune te mire per percarjen e shqiptareve duke e goditur tek pikat me te dobta. Ne momentin qe e c’orienton dike, eshte matematike qe i ben c’te duash. Kete besoj! E dime te gjithe se cfare jemi ne gjendje te bejme, e kemi demostruar ne histori, kemi demostruar qe 1 grup njerezish te bashkuar debuam nje perandori. Me cfare kujtoni se i debuam? Me force? Jo! Shqiptari eshte i c’orientuar, i percare sepse dikujt i leverdis te jete i tille. Nuk jemi te prapambetur si individ por si grup.
Bujar Haznedari konstatoj se pak kush po shqetesohet nga ky refuzim,gje qe nuk do te ishte keshtu disa vite me pare.nuk do cuditesha qe kjo mund ta shpejtoje aprovimin ne qershor.
Artan Fuga Nuk ka rendesi zoti Bujar nëse do të ndodhi apo jo në qershor. Për mua nuk ka pikë rëndësie. Rëndësi ka se ne nuk dimë të parashikojmë, mendimi gjeopolitik ka ngecur, se diplomatët na sjellin rrotull sepse nuk kanë akses në vendimmarrje, se procesi do të jetë i gjatë, shumë i gjatë për një integrim që do të thotë se do të vuajmë shumë. Këto duken qartazi, qershor a korriku pastaj nuk ka pikë rëndësie. Respekte af
Bujar Haznedari plotesisht dakort profesor,prandaj i dhashe pelqimin z.koxhaj,dhe z.lalo por ishte nje mendim anesor qe me erdhi ne cast,
Alfred Collaku Natyrisht edhe ne kemi probleme dhe ne kete konteks problemet qe kemi duhet ti rregullojme ne radhe te pare per veten tone pastaj per Europen.Une personalisht nuk mund pranoj qe Shqiperine e do me shume se mua dikush qe nuk eshte Shqiptar,por eshte Europian.Nuk do ta quaja ndonje fatkeqesi te madhe shtyrjen..Ajo qe me ngacmon eshte fakti se ne kete shtyrje nuk u dhane arsye,madje nuk kemi as kushte..thjeshte te vazhdojme rrugen e nisur..sipas disave..te tjere mund te thone te tjera arsye.Kur ishte fjala para statusit me duket se e vune ne dukje,pozitivisht faktin e mospranimit te armeve kimike,madje thane edhe kjo nje arsye me shume!!!Une them qe ne e meritojme statusin,qofte edhe per stimul..Mendoj se jemi ne rrugen e duhur..Nese nuk e vleresojne,kjo eshte pune per ta.Vetem fakti qe kemi shume kontribute pozitive per ruajtjen e stabilitetit ne Rajon,mjafton..Mendoj qe duhet te dallojme mire miqte e vertete te Shqiperise dhe ti mbajme fort.
Bujar Haznedari pjese e dialogut te vehtes me vehtveten
Ardenal Ferhati Bla bla bla filluan te bejne politikanet tane duke ja hedhur fajin njeri tjetrit por, duke harruar qe e marin mandatin e tyre per te na perfaqesuar ne si shtet dhe si komb. Si ka mundesi qe kete lloj fyerje qe i benjne burokratet e Evopes vendit tone ne vazhdojme te ja hedhin fajin po vetes! Si ka mundesi qe nje vend si Serbia qe vetem fatekeqesi i ka sjelle rajonit ti hapen negociatat dhe ne vazhdojme te poshterohemi, nuk ka korrupsion ne serbi?cdo gje perfekte eshte! Ketu ka nje problem sepse politikanet tane servila mendojne te fitojne mendjet e disa njerzeve duke ja hedhur fajin njeri tjetrit dhe harrojne arsyen e vertet qe ata jane perfaqesuesit e Shtetit Shqipetare dhe duhet ata ti kerkojne llogari burokrateve Evropian per kete injorim dhe fyerje kombetare. Dhe sa kohe mund te durojme tekat e tyre a jemi ne realisht partner me ta? A na konsiderojne ne ata realisht si nje komb partner apo e gjithe kjo fyerje erdhi si pasoj e nje dashurie qe kane Shqipetaret kundrejt shteteve te bashkuara te Amerikes? A ishte kjo nje kunderpergjigjeje e Evropes ndaj nesh duke na thene se duhet te mendohemi mire kur dalim aq hapur kundrejt Amerikes! Shume pyetje dhe shume kulisa te erret luhen kundrejt nesh por e verteta eshte se ne konsiderohemi si delja e zeze dhe gjithmon me ate lupe do te na shikojne por politikanet tane sot me shume se kurre duhet te ngrihen mbi interesat personale dhe ti meshojne interesave kombetare dhe ti vejne perpara pergjegjesis burokratet Evropian dhe jo te fyejne njeri tjetrin, per hire te Zotit po na turperoni kini kurajon dhe theksojeni te verteten ashtu sic eshte. Ne nuk jemi shtet jetim dhe askush smund te vazhdoje te na fyej ne kete lloj forme. Po si ka mundesi qe nje Evropian si Eduart Kukan ka kurajon ti ti thote kolegeve te tij qe ja futet po kot fare qe sja pranuat statusin kete here Shqiperise, dhe ne strukemi te politika e felliqur duke e kerkuar fajin gjithkund dhe jo te protestojme per kete vendim arbitarar dhe burokrat.
Elisei Writer’s -ne momente te tilla lejohet dhe mashtrimi!” te fillojm duke i mashtruar duke u kulturuar me shume me njeri-tjetrin! te fillojm duke u sjelle normalisht neper zyra administrative, posta, te drejte neper gjykata e spitale, duke u perpjekur qe polici te mos marre rryshfet dhe mjeku te mjekoje aty ku dhenb, ku profesori tju mesoje nxenesve nga A-ja e deri te Zh-ja dhe jo te ece duke lene shkronja pa ju mesuar! te fillojm te diskutojme filozofine, shkencen dhe jo si te ushqehemi dhe te dalim nga varferia!
Marie Ndoja Marjana Lexoni vjershen e te madhit AT GJERGJ FISHTA: Moj Europe kurva mot’motit, qe i re moh beses s’Zotit……. Ma kjarte e shpreh AI.
Tani Musaj Ata nuk na e kan nevojen neve, ne ja u kemi nevojen atyre, ata na e dhan mundesin para nje viti dhe para 2 vitesh, ne e refuzuam ate mundesi per interesa te pakuptimta partiake, ata u lodhen duke ndermjetsuar ne pajtimin e e politikaneve tan handikap, per syrin e tyre ne krijuam nje imazh corodites dhe tani eshte radha e testimit te pacientit, dhe pa harruar te themi se jemi nje vend me shumic muslymane gje qe e shton dozen e veshtirsis pasi Europa njihet per racizem te pashprehur qe e mban perbrenda, gjithsesi pesha e fajit bie mbi kte klas politike qe kemi.
Defro Elezi Europa u merzit me ne dhe ne me europen.cdo dite qe kalon dhe me shume bindem sa shume na paska dashur Xhorxh W Bush…
Izza Bella sa keq m vjen qe bejme pjese ne nje vend qe esht bere si top,duket sikur te gjith pasojne dhe asnjeri nuk shenon:):)
Elsa Zalla Xoxe Per mua vendimi i shteteve kryesore te BE per te mos i dhene vendit tone statusin e vendit kandidat ishte i pritshem, madje e kunderta do te ishte befasuese. Perse duhet ta marrim ne, kete status, kur ne, ndonese kemi plotesuar te gjitha kushtet e vena nga BE ne fushen e legjislacionit jemi shume larg me zbatimin e tij ne praktike dhe pikerisht per kete aresye atyre u duheshin keto 6muaj, pra, per te verifkuar zotimet e shtetit tone ne zbatimin korrekt te atyre ligjeve dhe normave qe perbejne themelin e BE. Kishte edhe shtete qe votuan pro nesh per aresye te ndryshme objektive dhe subjektive por kjo nuk mjafton. Siç kam shkruar edhe pak me parë, ndryshe nga ju profesor, une mendoj se s’ka asgje per t’u habitur. Eshte e vertete se disa funksionare europiane kane shprehur opinionin e tyre, pro dhenies se statusit per vendin tone, duke perfshire komisionerin per zgjerim, z. Fyle e madje edhe Parlamentin Europian, por dihej qe kaq nuk mjafton, per sa kohe ky vendim u takon qeverive te vendeve anetare te BE. Qendrimi i ketyre qeverive nuk mund te kritikohet per aq kohe sa ne nuk mund te argumentojme se ky qendrim eshte selektiv dhe i paragjykuar, nderkohe qe edhe shumica prej nesh e pranon qe ne nuk e meritojme. Kater aresyet qe sipas jush penguan marrjen e statusit nuk me duken bindese e aq me pak te argumentuara. Gjithsesi ky eshte mendimi im.
Reli Kurti A ben vaki qe arsyeja se “nuk dim te parashikojme” eshte sepse ne si komb hedhim hapa si individ! Tegjith ne do duhej ta dimin qe “JO s’do na pranojne. qe ne thjeshte nuk jemi gati”. Problemet ne shqiperi jan te qarta, nderkohe (shpesh here) duket sikur ne shohim syt e BEs per te kuptuar arritjet tona. Nuk me duket normale.
Politikanet flasin vetem per karrierat e tyre perssonale (qe kur humbi PD, ska bere gje tjeter vec se kerkuar dorheqjen e PS). Analistet thjeshte ju pelqen te dalin ne kamera dhe te rrecitojne cfare do qe te ken lexuar – jashte kontekstit REAL shqipetare. Ndersa duket sikur studjues te vertet shqiperia nuk ka.
mendoj se ne si komb nuk do duhej te kishim nevoj qe te kapemi pas cdo fjale qe thone te huajt.
Si pershembull me neveritet kur politikan dhe analist ne studio televizive dalin dhe me progress raporte (nga jasht) thone ANALIZOJNE kombin tone – ndoshta eshte thjeshte neveri personale. Mendoj se ne duhet ta njohim kombin tone me mire sesa te huajte dreqi e mori. Sepse fakti qe nuk morem statusin e ri nuk besoj se ka lidhje me rregullat e atyre, por mungesat tona.
Kujtim Cako me keqαrdhje leχοvα se shqiρerise ι eshte futur thιkα ραs κurrιzιt..
Eva Nure Nga shiu ne bresher. Per aq kohe sa ne pushtet vine injorante te pa ngopur per pushtet, kelyshet e atyre qe kane pasur pushtet Shqiperia drej te tatepjetes do beje! Zgjedhje qe e ben vet populli e peson po populli se i ka ngelur ora ne Komunizem ku pushtetari ishte perendia.
Lor Pjetri O Miku shqiperia ka qe ne vitin 90 se ska drita? Edhe dona europen ne.!!





