Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike, ja anëtarët e zgjedhur/ EMRAT
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organeve kryesore drejtuese të Partisë: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur Juliana Emiri.
20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë:
Femra
Eda Grimci
Edith Harxhi
Florjana Garo
Ilda Zhulali
Lili Sula
Mimoza Hajdarmataj
Të rinj
Andia Ulliri
Desada Xhetani
Fatjon Bathorja
Glauk Olldashi
Lorenca Hoxha
Nikola Kedhi
Burra
Atird Hoxha
Dorjan Teliti
Ervin Minarolli
Fisnik Qosja
Gjin Gjoni
Grigels Muçollari
Ilir Alimehmeti
Keltis Kruja
Me konstituimin e Kryesisë së re, ajo do të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së, më 30 maj 2026.
Më tej do të vijojë zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Sekretariatin dhe Departamentet, duke përmbyllur kështu procesin e riorganizimit të Partisë.




