Zgjidhet kreu i degës së PD-së në Selenicë

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të dielë votime për të zgjedhur kreun e degës së PD-së në Selenicë, ku procesi zgjedhor është monitoruar nga deputeti i Qarkut, Bujar Leskaj.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar pak më parë, ku mësohet se fitues është shpallur Leonard Rakipaj, i cili ka fituar garën përballë kandidatit Engjell Shanaj.

Leonard Rakipaj ka fituar zgjedhjet me mbi 80% të votave, teksa vlen të theksohet fakti se ai ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kreun e Bashkisë së Selenisë në zgjedhjet e kaluara lokale.

Qendra e votimit ditën e sotme ka qenë në fshatin Peshkëpi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :