Gëzim Saliu
Kreu i PD: Kriminalizimit të qeverisë do ti përgjigjemi me zgjedhjen e intelektualëve më të mirë
“Platforma ime: Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtetin votës”
Pas Sarandës, edhe dega e PD-së në Lushnje tashmë do të ketë një kryetar të ri në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që po zhvillohen në forcën më të madhe opozitare. Në votimin e djeshëm të anëtarësisë përmes parimit një anëtar një votë, u shpall fitues Mylsym Murrizi me 211 vota, nga 331 votues gjithsej. Në këtë garë merrnin pjesë tre kandidatë, ku krahas Murrizit pretendonin drejtimin e degës së PD-së në Lushnje edhe Pandi Boçi e Nevila Bami. Ajo çka vlen të nënvizohet për votimin e djeshëm në këtë degë, e cila ka gjithsej 360 delegatë, ishte se rreth 20% e anëtarësisë ishin nën moshën 24 vjeç. Ashtu si në Sarandë, edhe në këtë votim merrte pjesë në kuvendin zgjedhor kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili mbështeti parimin sipas të cilit i vetmi pushtet tek demokratët do të jetë vota.
Basha në Sarandë
Ndërkaq në kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike në Sarandë, në të cilin zgjedhjet si kryetar dege i fitoi kandidati Hariz Mema, Basha theksoi se ky proçes është vendimtar për ringritjen dhe të ardhmen e PD-së si alternativa politike kryesore e qëndrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri. Kryedemokrati ka bërë të ditur se qëllimi i tij për një kufizim dhe papajtueshmëri të mandateve, sanksionuar në udhëzim, ka për qëllim një garë të hapur, qarkullim të elitave politike drejtuese dhe mbi të gjithë, delegimin e vendimarrjes së anëtarësisë të PD.“Duke nxjerrë udhëzimin që ju të githë e njihni, qëllimi kryesor i të cilit është kufizimi dhe papajtueshmëria e mandateve për të lejuar një shpërthim me të lirë të ambicieve, për një pasurim më të madh të alternativave për anëtarët dhe për një qarkullim më të sigurtë të elitave politike drejtuese në parti, unë kam zgjedhur garën e hapur me pjesmarrjen e gjithë kandidatëvë të propozuar që nuk bien ndesh me kërkesat e udhëzimit. Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtetin votës- kjo është platforma, kjo është deviza ime”, tha Basha. Nga ana tjetët, duke sjellë në vëmendje, faktet të emërimit në poste drejtuese të personave me precedent kriminal, kreu i PD-së ka theksuar se sot Shqipëria ka nevojë për një alternative të përfaqësuar nga njerez me vlera qytetare, intelektuale dhe morale. Në këtë kontekst, Basha tha se këtë alternativëshqiptarëve do t’ua japin demokratët, duke zgjedhur sot qytetarët më të mirë për të drejtuar PD-në në çdo qelizë të saj. “Kudo ku Edi Rama dhe kundershtarët tanë politik të së majtës ngulin tashmë apo ka ndërmend të ngulin flamurin e zi të kriminalizimit të qeverisjes me njerëzit e ardhur apo të përgjedhur nga malavita, ne, kundërshtarët e tyre, do t’u përgjigjemi me intelektualët më të mirë, më demokratët më popullorë me bindjen se qytetarët shqiptarë janë me ne e do të jenë me ne, në këtë mision dhe asgjë nuk mund ta mposhtë forcën e bashkimi tonë”, deklaroi ai. Ndërkaq në fjalën e tij përparë anëtarëve demokratë të degës së Sarandës, Basha shprehu mirënjohje dhe falenderim për të gjithë, si ata me teserën e dhjetorit të vitit 1990 si dhe ata me teserën e majit të vitit 2014, që morën pjesë dhe dhanë sipas tij kontributin e tyre të çmuar në këtë proçes me rëndësi për të ardhmen e PD-së. Në degën e Sarandës u zgjodh kryetar Hariz Mema, ku në garë krahas tij merrnin pjesë tre kandidatë, Shpëtim Ahmeti, Ilir Nikolla dhe Matilda Qurku.
Kryetarët e zgjedhur në degët e PD-së me parimin një anëtar një votë
Në degën e Sarandës- Hariz Mema
Në degën e Lushnjes- Myslym Murrizi
Në degën e Matit- Balotazh mes Alfred Ahmetcenaj dhe Basir Çupi, zgjedhjet ripërsëriten sot
Denoncimi për ministrinë e Brendshme/ PD: Bashkëpunëtori i Drejtorit të Rendit, i dënuar për trafik droge. Reagimi:U hoq më 2 qershor
“Grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë në krah të drejtorit të Rendit Publik në MB”
Partia Demokratike akuzoi dje qeverinë se po bëhet streha e personave me precedenrtë penalë për trafuik droge. Përmes zëdhënëses së selisë blu, Laura Vorpsi, PD denoncoi dje se një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendshme për faktin se është dënuar më parë për trafik droge. “Administrata dhe Policia e Shtetit, janë bërë streha e sigurt e personave me precedentë penalë dhe personave të dënuar për trafik droge. Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, drogë që përfundonte edhe në shkollat e fëmijëve tanë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendshme. Me detyrën që ka në krah të Drejtorit të Rendit Publik, i dënuari për trafik droge, ka marrë sot me Edi Ramën, imunitetin dhe lehtësirat që i duhen për të ushtruar aktivitetin e tij”, u shpreh Vorpsi. Më tej ajo theksoi se kthimi i Shqipërisë në një laborator droge, nuk është një zhvillim rastësor pasi sipas demokratëve kjo ndodh pasi në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge. “Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij. Si ka mundësi që Ministria e Brendshme nuk e bën dot një verifikim minimal. E vërteta është se ky kontroll nuk vlen, pasi me Edi Ramën, të inkriminuarit janë në listën e të preferuarve”, theksoi Vorpsi.
Reagimi
Ndaj denoncimit të Partisë Demokratike, ka reaguar dje Ministria e Brendshme, sipas së cilës shtetasi Dobrushi është pushuar nga puna më datën 2 qershor të vitit 2014.Në reagimin e saj, S MPB thekson se ai është pezulluar nga detyra me motivacionin “Papërshtatshmëri për të punuar në organet e MPB-së”. “Si kurrë më parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është iniciuar verifikimi i personalitetit. Dhe për rastin e mësipërm, menjëherë, sapo u vu re mospërputhja me kriteret e emërimit u urdhërua largimi nga detyra. Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se referencë në punën e saj është vetëm ligji, duke garantuar përmbushjen me përpikmëri të detyrës, në funksion të sigurisë publike”, bëri të ditur MPB.




