Zbrazja e universiteteve, auditoreve u mungojnë 54 mijë studentë në një dekadë

Shqipëria sot po përjeton një dramë të re! Universitetet publike në vendin tonë po shkojnë drejt një rrudhje drastike.

Që nga viti 2013, pra për vetëm një dekadë, kanë humbur 54 mijë studentë.

‘A mund të më thotë dikush ku kanë shkuar 5400 studentë çdo vit? Në kohën kur isha unë në ministri maturantë të pastër kishim 48 mijë, ndërsa këtë vit vetëm 29 mijë, më thoni sa prej tyre do të mbarojnë gjimnazin? Do të jemi me fat nëse mbarojnë 20 mijë dhe në Shqipëri do të rriinë 12 mijë, të cilët, edhe ato do të shkojnë në ato degë që janë trendy’ u shpreh Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi.

Në Shqipëri, janë 39 institucione të arsimit të lartë, nga të cilat 13 janë publike. Këtë vit ato ofruan reth 32.700 vende studimi në 653 programet që kanë. Si pasojë e humbjes drastike të të rinjve dhjetra degë në universitetet e rretheve, por edhe në universitetin e Tiranës rrezikojnë mbylljen. Ato nuk arritën të plotësojnë kuotën minimale prej 10 studentësh, ndërsa një pjesë tjetër degesh po mbahen hapur për shkak të rëndësisë që kanë.

‘Ky eshte një arsim i lartë i deformuar, është shformuar sepse ka degë që shkojnë mijëra studentë, por ka degë që nuk kanë as 5 studentë. Kjo është gjithashtu pasqyrë e një shoqërie dhe ekonomie të deformuar, sepse edhe kërkesat e rinisë reflektojnë kërkesat e ekonomisë’ u shpreh Mimoza Hafizi, pedagoge.

‘Ka përgjegjës për situatën ku ndodhet universitet shqiptare, arsimi nuk ka qenë priorit përgjatë këtyre viteve’ u shpreh Mirela Karabina, pedagoge

Kjo rrezikon që në të ardhmen vendi ynë të mbetet pa profesionet kyçe që mbajnë në këmbë shoqërinë, siç është mësuesia apo ekspertët e shkencave ekzakte.

Në një peridhë të paktën 5-10 vjeccare ne do të kemi vështirësi reale për të përmbushur nevojat tona kryesisht për mësues të shkencave të natyrës. Por do të kemi më pas edhe vështirësi për të formuar nga pikëpamja shkencore nxënësit. Nëse kemi këtë nivel përditësimi të njohurive, do të kemi një nivel po aq të lartë sa e kemi sot 50% të analfabetëve fiunksionalë dhe nuk do të kemi instrumenta dhe mekanizmat e duhur për ta frenuar këtë situatë shqetësuese’.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.