Zbardhet marrëveshja e plotë Çfarë u vendos mes Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren

takimiPartia Socialiste publikoi dje në një dokument prej pesë faqesh deklaratën e plotë mes dy qeverive, Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Deklarata vjen një ditë pas takimit të zhvilluar mes kabineteve të të dy qeverive në Prizren, të kryesuar nga Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Ditën e shtunë pas një mbledhje që zgjati mbi 1 orë e 30 minuta, dy kryeministrat firmosën një serë marrëveshjesh. Pas mbledhjes, dy kryeministrat së bashku me kabinetet përkatëse qeveritare u nisën në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit, ku nënshkruan edhe marrëveshjet për lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e transportit dhe infrastrukturës si edhe deklaratën e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ne deklaratën e të dy qeverive thuhet në mbledhjet e tyre të përbashkëta, do të percaktojnë strategjinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në fushat e ekonomisë, tregtisë, energjisë, transportit, mjedisit, kulturës, shkencës, artit, arsimit, sportit, drejtësisë, zbatimit të ligjit dhe shoqërise civile.

Gjithashtu është vendosur se mbledhjet e përbashkëta të dy Qeverive do të mbahen çdo vit mbi bazë të një kalendari të rregullt dhe mbi parimin e rotacionit. Kështu, vitin e ardhshmë mbledhjet e dy qeverive pritet të bëhen në Shqipëri, edhe pse ende qyteti se ku do të mblidhen nuk është publikuar.

“Kryeministri i Republikës së Shqiperisë dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, do të veprojnë si bashkë-drejtues të mbledhjes së dy Qeverive.

Ministrat e Puneve të Jashtmë të dy vendeve janë përgjegjes për planifikimin dhe përgatitjen e mbledhjeve të perbashkëta ndërmjet dy Qeverive.

Ministrat, në perputhje me fushat e tyre të kompetencës, do të jenë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të ndërmarra nga mbledhjet e përbashketa të dy Qeverive.

Komisioni i Perbashket Ekonomik do të veprojë si mekanizmi kryesor në marredhëniet ekonomike dypalëshe dhe shkëmbimet tregtare.

Komisioni i Përbashket në fushen e Energjisë do të veprojë si mekanizmi kryesor në forcimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, për të zhvilluar dhe zbatuar projekte të përbashkëta në këtë fushë”,- thuhet në vendimet e dy qeverive.

Në fund deklarata e thekson se Qeveritë e Republikës së Shqiperise dhe Republikës së Kosoves do të mbështesin me burime dhe do të koordinojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjelle, me qëllimin prosperitetin e dy vendeve dhe rajonit, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

 

 

Shoqata humanitare u kthen nderin Thaçit e Ramës: 200 mijë euro për 2 shtetet

Një shoqatë nga Lugina e Preshevës duket se ka vendosur t’i ndajë Kosovës dhe Shqipërisë 200 mijë euro. Shoqata “Medvegja” me seli ne Zvicër ka vendosur t’ua kthej nderin Hashim Thaçit e Edi Ramës për shumën që dhanë për Preshevën. Portali, “Preshevajonë” shkruan se shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës po shqyrton mundësinë që t’ja kthejë nderin e djeshëm Kosovës dhe Shqipërisë. Shoqata ka në plan që të ndihmojë shtetin shqiptar dhe atë kosovar me më shumë se 200 mijë euro.  “Shqipërisë po bën plan t’i dedikojë 100 mijë euro për mirëmbajtjen e rrethimin e mburojave të Rrugës së Kombit, në mënyrë që bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën. Ndërsa shtetit të Kosovës anëtarët e shoqatës do t’i ndajnë 86 mijë e 800 euro për botime dedikuar nxënësve dhe studentëve si dhe oligarkisë intelektuale, në mënyrë që sipas tyre përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci. Ndërkaq 13 mijë e 200 euro të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni” si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kanë gjetur strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legjionarë”, shkruan media kosovare. “Vendimin përfundimtar për ndarjen e këtyre mjeteve do e marrë së shpejti kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt që pritet të mbahet këto ditë u shpreh kryetari i shoqatës “Medvegja”, Zenel Neziri për Preshevajonë.

 

 

 

DEKLARATE E PERBASHKET PER BASHKEPUNIM DHE PARTNERITET STRATEGJIK MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Duke vleresuar rendesine historike te proceseve integruese rajonale, evropiane dhe euroatlantike;

Duke konstatuar kontekstin e ri te zhvillimeve pozitive ne rajon, me vizionin dhe vullnetin e perbashket per t’u bere pjese e nje historie te re dhe perspektives se’ pakthyeshme te integrimit evropian dhe euroatlantik;

Duke u mbeshtetur ne nivelin e shkelqyer te marredhenieve dhe bashkepunimit mes dy vendeve, ne driten e dinamikes se tyre te re dhe interesave te perbashketa;

Duke konfirmuarvizionin dhe angazhimin e ndersjelle per shnderrimin e tyre ne nje model te ri, ne perputhje me objektivat e perbashketa strategjike, si dhe perkushtimin, vendosmerine dhe aspiratat integruese rajonale, evropiane dhe euroadantike te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves;

Duke qene te udhehequr nga qellimet dhe parimet e Kartes se Kombeve te Bashkuara, Aktit Final te Helsinkit dhe normat e njohura te se drejtes nderkombetare;

Duke qene te angazhuar maksimalisht per afirmimin e metejshem nderkombetar te Republikes se Kosoves, permes njohjeve te reja dhe anetaresimit ne forumet dhe organizatat rajonale e nderkombetare;

Duke synuar rritjen e kontributit te dy vendeve per forcimin dhe konsolidimin e stabilitetit demokratik, sigurise, paqes dhe prosperitetit ne rajon e me gjere;

Qeverite e Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves angazhohen te bashkepunojne ngushtesisht per te garantuar arritjen e ketyre objektivave, permes nje bashkepunimi dhe bashkerendimi ne planin dy dhe shumepalesh.

Persa me lart, deklarojme ne emer te dy Qeverive tona dhe shprehim solemnisht angazhimin per te zhvilluar nje kuader te strukturuar dialogu dhe bashkepunimi strategjik, nepermjet institucionalizimit te praktikes se re te mbledhjeve te perbashketa, jo me pak se nje here ne vit, duke identifikuar si prioritare fushat e meposhtme:

Politika e Jashtme dhe e Sigurisë

Duke konfirmuar angazhimin per:

Forcimin e bashkepunimit dhe intensifikimin e dialogut nderqeveritar per te gjitha ceshtjet me interes te ndersjelle;

Bashkerendimin e aksionit te perbashket politik dhe diplomatik, per angazhimin aktiv te Republikes se Kosoves ne te gjitha proceset dhe iniciativat rajonale, si dhe koordinimin dhe asistencen per pershpejtimin e proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike;

Thellimin e bashkepunimit ne fushen e politikes se jashtme, si dhe koordinimin me efikas dhe pro-aktiv ne funksion te forcimit te paqes, stabilitetit, sigurise dhe zhvillimit te qendrueshem ne rajon;

Mbeshtetjen per avancimin e dialogut te nisur mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise, si nje kontribut i drejtperdrejte dhe kryesor ne dobi te qytetareve dhe prosperitetit te dy vendeve, per forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ne rajon e me gjere;

Koordinimin e perpjekjeve dhe aksionit diplomatik per afirmimin dhe konsolidimin e metejshem te pozites nderkombetare te Republikes se Kosoves, permes shtimit te numrit te njohjeve, anetaresimit ne organizatat rajonale, evropiane e globale, si dhe integrimit te plote te saj ne sistemin nderkombetar, me synim final anetaresimin e Republikes se Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara;

Avancimin e reformave te konsolidimit te shtetit te” se drejtes dhe ekonomise se tregut te lire, ne funksion te permiresimit te jetes te te gjithe qytetareve dhe perspektives se anetaresimit te dy vendeve ne Bashkimin Evropian, si objektiv madhor dhe strategjik i perbashket;

Koordinimin e perpjekjeve per forcimin dhe thellimin e marredhenieve me ShBA-te, si aleati kryesor dhe i perbashket strategjik, me vendet anetare te BE-se, si dhe me partneret e tjere te rendesishem rajonale dhe nderkombetare;

Konsultimin, koordinimin dhe adoptimin e qendrimeve te BE-se mbi geshtje te politikes se jashtme dhe sigurise, te drejtave te njeriut dhe zhvillimit te qendrueshem;

Konsultimin dhe bashkepunimin per afrimin e vazhdueshem dhe rritjen e nivelit te bashkepunimit midis Republikes se Kosoves dhe NATO-s, ne respekt te parimeve te Konceptit te Ri Strategjik dhe synimin e anetaresimit te Republikes se Kosoves ne Aleance. Forcimin e bashkepunimit ne kuader te Kartes se Adriatikut, si nje kontribut shtese ne kete drejtim;

Bashkerendimin e perpjekjeve, qendrimeve dhe kontributit te dy vendeve ne kuader te OSBE-se, duke vleresuar se ndajme te njejtat vlera. Arritja e standardeve te kesaj organizate do te ndihmonte ne konsolidimin dhe forcimin e metejshem te rritjes se besimit, demokracise, sigurise dhe shtetit te se drejtes ne rajon;

Konsolidimin e metejshem te bashkepunimit me Keshillin e Evropes, si dhe rritjen e perpjekjeve te perbashketa per anetaresimin e plote te Republikes se Kosoves ne KiE, ne funksion te shnderrimit te dy vendeve tona dhe gjithe rajonit ne nje model te bashkejeteses ne diversitet, vecanerisht persa i takon respektimit te te drejtave te njeriut, pakicave kombetare, harmonise fetare, tolerances dhe mosdiskriminimit.

 

Drejtesia dhe Qeshtjet e Brendshme

Duke rikonfirmuar vullnetin per:

Thellimin e bashkepunimit midis institucioneve te zbatimit te ligjit;

Forcimin e metejshem te dialogut dhe bashkepunimit ndermjet organeve me te larta gjyqesore;

Intensifikimin e bashkepunimit mes institucioneve perkatese te dy vendeve per bashkepunimin juridik ne ceshtjet penale dhe civile;

Shkembimi i pervojave ne proceset e reformimit te shtetit te se drejtes ne perputhje me acquis communautaire;

Forcimin e bashkepunimit dhe shkembimit te pervojave ne ceshtjet e administrimit te prones private dhe publike;

Perafrimin e standardeve dhe intensifikimin e bashkepunimit ne fushen e sigurise publike, nepermjet patrullimit e kontrollit te perbashket te kufirit shteteror, intensifikimit te shkembimit te informacionit ne luften ndaj trafiqeve te paligjshme, krimit te organizuar dhe korrupsionit, shkembimit te pervojave ne fushen e shkollimit dhe trajnimeve per ceshtje te sigurise publike dhe emergjencave civile, ndihmes reciproke ne raste te emergjencave civile, si dhe masave te perbashketa per sigurine rrugore;

Intensifikimin e bashkepunimit ne rrafshin e qeverisjen vendore.

 

Ekonomia, Energjia, Transporti, Turizmi dhe Mbrojtja e Mjedisit

Duke rikonfirmuar vizionin e perbashket per:

Krijimin e nje klime nxitese per biznesin ne nje treg te integruar, per te mundesuar zhvillimin e ekonomive plotesuese, nepermjet nje strategjie afatgjate ne fushen agro-industriale, qe mundeson nxitjen dhe hartimin e perbashket te politikave te reja dhe strategjive konkrete, qe sigurojne nje shfrytezim sa me efektiv dhe racional te potencialeve te perbashketa;

Rritjen e bashkepunimit midis administrates publike dhe institucioneve fiskale te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves;

Palet angazhohen te punojne intensivisht me partneret per te mundesuar nje degezim te TAP ne Kosove dhe zhvillimin e tregut vendas dhe rajonal te gazit, si nje burim alternativ dhe me kosto te ulet;

Ndertimin e Linjes Nderkufitare (LP) 1 lOkV, e cila do te veproje ne drejtim te rritjes se sigurise se furnizimit me energji elektrike te Dragashit dhe Kukesit;

Identifikimin e fushave te bashkepunimit dhe hartimin e strategjive te perbashketa per zhvillimin dhe modernizimin e transportit ne mes dy vendeve, me synim integrimin e sistemeve te infrastruktures se transportit ne ato rajonale dhe evropiane;

Hartimin e nje strategjie te perbashket bashkepunimi ne fushen e telekomunikacioneve, me qellim integrimin e tyre te metejshem me rrjetet nderkombetare dhe ofrimin e sherbimeve me cilesi te larte dhe kosto sa me te ulet per qytetaret e te dy vendeve, mbeshtetur ne praktikat me* te mira, direktivat dhe rregulloret e BE-se;

Hartimin e marreveshjeve qe mundesojne perdorimin e rrjedhjeve te ujerave ne menyren me efikase, ne perputhje me normat e te drejtes nderkombetare;

Nxitjen e turizmit nepermjet hartimit dhe zbatimit te nje strategjie kulturore te perbashket, me nje oferte turistike te njesuar dhe me kalendar te perbashket te zhvillimeve kulturore;

Forcimin e bashkepunimit per permiresimin dhe mbrojtjen e mjedisit, ujerave, pyjeve dhe biodiversitetit, nepermjet zhvillimit dhe perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore, uljen e nivelit te ndotjeve dhe rehabilitimit te mjediseve te demtuara.

 

Kultura, Arsimi dhe Shkenca

Duke rikonfirmuar angazhimin e perbashket per:

Hartimin e planeve te veprimit dhe strategjive zhvillimore te perbashketa te arsimit parauniversitar;

Bashkerendimin e politikave arsimore ne perputhje me standardet evropiane;

Zhvillimin e programeve te studimit te perbashket ne institucionet e arsimit te larte, perkrahjen e programeve te shkembimit te studenteve dhe promovimin e bursave;

Mbeshtetjen e projekteve kerkimore te perbashketa ne fusha me interes te ndersjelle, si dhe mbeshtetjen e projekteve te perbashketa ne kuadrin e partneritetit me BE-ne;

Bashkepunimin ndermjet institucioneve te kultures, per krijimin e nje kalendari te perbashket kulturor vjetor;

Hartimin e nje platforme me qellim promovimin e nismave te perbashketa te bashkepunimit per ruajtjen dhe promovimin e trashegimise kulturore;

Bashkerendimin e politikave ne fushen e sportit, ne perputhje me standardet evropiane, perfshire zhvillimin e kampionateve ne disiplina te ndryshme sportive;

Forcimin e bashkepunimit ndermjet arkivave kombetare dhe bibliotekave kombetare te dy vendeve.

 

 

Rama publikon kartolinën e Obamës për 2014-ën

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin social “Facebook”, kartolinën e dërguar nga Presidenti Amerikan, Barack Obama me rastin e ndërrimit të viteve.  “Kartolina me e bukur e këtij janari erdhi e fundit”. Kështu shkruan kryeministri përkrah fotografisë së kartolinës që është firmosur nga e gjithë familja presidenciale amerikane.

Në kartolinë, Presidenti Obama i shpreh mirënjohje kryeministrit Rama për bashkëpunimin, ndërsa uron që 2014-ta të jetë një vit i paqtë dhe i begatë. kartolina e obames

“I dashur kryeministër, Jam mirënjohës për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe ju uroj ju dhe bashkëkomasve tuaj një 2014 të paqtë dhe të begatë”,- thuhet në kartolinën e presidentit të SHBA.

Pas vendimit të Shqipërisë për të mos pranuar që armët kimike të Sirisë të shkatërroheshin në territorin tonë, u ngritën dyshime për “krisje” të marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-ve.

Por Kryeministri Rama, në një intervistë televizive, siguroi se Jo-ja e Shqipërisë nuk ka lënë asnjë hije në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Ish-kryeministri

Berisha: Përshëndes çdo akt të bashkëpunimit ndërshqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti dy dite me parë mbledhjen mes dy qeverive në Prizren, asaj shqiptare me qeverinë e Kosovës. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Berisha shkruante se mbledhja ishte një akt modest në përmbajtjen e tij, duke theksuar se mbështet çdo akt bashkëpunimi ndër shqiptar. “Të dashur miq, sot në një hotel të Prizrenit u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhje të këtij lloji janë një praktikë e civilizuar në disa rajone të Evropës, ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të përshëndesim këtë akt, ndonëse modest në përmbajtjen e tij, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndërshqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë”, – pohoi ai.

Share it :